Kosovë: Pacolli president e Thaçi kryeministër - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

22 shkurti 2011 shënon një ditë të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës është mbledhur dje pasdite në një seancë të jashtëzakonshme të me dy pika të rendit të ditës: zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mandatar për formimin e qeverisë së re ishte emëruar Kryeministri aktual në detyrë e lideri i PDK-së, Hashim Thaçi,  ndërsa sipas marrëveshjes së koalicionit, kandidat për President të Republikës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë, për t’u zgjedhur Qeveria mjaftojnë 61 vota, një më shumë se gjysma. Por, për Presidentin kjo mund të bëhet vetëm në raundin e tretë sepse për t’u zgjedhur në raundin e parë apo të dytë të votimit duhen së paku dy të tretat e votave të përbërjes së parlamentit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituese e zgjedhjeve me 34 deputetë,  ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) me 8 deputetë, subjektin serb Partia e Pavarur Liberale (SLS), po ashtu me 8 deputetë, me Grupin Gjashtë Plus të përbërë nga deputetë nga minoritetet tjera, që janë gjithsej 12, si dhe me Listën Ibrahim Rugova, e cila ka 1 deputet.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi gjatë propozimit të anëtarëve të Komisionit për votim të fshehtë për Presidentin konstatoi se nuk ishin të pranishëm në sallë grupet parlamentare të LDK-së, të Vetëvendosjes dhe të AAK-së. Këto grupe së bashku kanë 52 deputetë. Gjatë debatit u tha se nuk do të votojnë as nuk do jenë të pranishëm gjatë votimit. Ata u panë duke u larguar nga salla e Kuvendit.

Në sallë mbetën vetëm 67 deputetë, të cilët votuan tre herë para zgjedhjes së presidentit (pasi dy herët e para ishte e pamundur të arrihej kuorumi i 80 votave, apo i dy të tretave të votave të përgjithshme të kuvendit të Kosovës.

Behgjet Pacolli u zgjodh President i Republikës së Kosovës në raundin e tretë e të fundit të votimit, pasi mori 62 vota në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit 120 anëtarësh. Votuan gjithsej 67 deputetë, 4 ishin kundër e 1 votë ishte e pavlefshme. Presidenti Pacolli menjëherë bëri betimin.

Menjëherë më pas Kuvendi i Kosovës – gjithnjë në mungesë të opozitës, zgjodhi edhe Qeverinë e re të Republikës, me kryeminister Hashim Thacin, me 65 vota pro, 1 kundër e asnjë abstenim.
Në mbledhjen e parë të qeverisë, sot kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria po fillon mandatin e ri të Kosovës evropiane.  Ai deklaroi se “ky është një fillim i ri. Mandati i kaluar ishte mandati i pavarësisë së Kosovës, i tanishmi është mandati i Kosovës evropiane”.

Kabineti qeveritar,  ku  nga 18 ministri, 3 i udhëheqin serbët, të cilët kanë edhe një post zëvendëskryeministri, ndërsa një ministër është nga pakicat tjera, komuniteti turk, ritheksoi angazhimet për një Kosovë demokratike dhe multietnike  në të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, në ecjen drejt njohjeve të reja, integrimeve e anëtarësimeve në mekanizmat ndërkombëtarë, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.

“Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur mandatin e plotë kushtetues të institucioneve të zgjedhura të Republikës së Kosovës për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim në strukturat euroatlantike”, ka theksuar kryeministri Thaçi me rastin e prezantimit të kabinetit qeveritar.

Ai ka siguruar se partnerët e koalicionit qeverisës, i përbërë nga dy parti shqiptare PDK e AKR dhe nga pakicat, janë të përkushtuar që të zbatojnë programin e përbashkët qeveritar, i cili është përpiluar duke marrë në konsideratë nevojat e vendit dhe interesat e të gjithë kosovarëve.

Me një deklaratë të përbashkët Përfaqësuesja e lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerim Štefan Füle thanë: “Mirëpresim formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Presidentit. Ne presim të bashkëpunojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të ndihmojmë në përmbushjen e perspektivës evropiane të Kosovës.

"Ne gjithashtu presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit, dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve", thekson deklarata.

"Ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Këtu ne gjithashtu do të punojmë së afërmi me Kryeministrin dhe ekipin e tij të ri", përfundon deklarata.

Kush është presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli

Nga Mareci, nëpërmjet Hamburgut, Luganos, Moskës dhe Astanas, Behgjet Pacolli ka realizuar të martën ëndrrën e tij të madhe – është bërë President i Kosovës.
Por, shqiptari siç thuhet më i pasur ka një biografi të bujshme të përshkruar me episode kontradiktore  – prej të qenit një humanitar dhe filantrop deri tek dyshimet për korrupsion e larje parash, në një miqësi të fortë me shtetin armiqësor të Kosovës  –  Rusinë.

Lexo më shumë për presidentin Pacolli: Profili i Behgjet Pacollit

Presidenti “kazanovë”, zonja e parë ruse

Ministrat e qeverisë Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim para deputetëve, duke paraqitur vizionin e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

Thaçi ka paraqitur përbërjen e Qeverisë së re, që është si më poshtë:

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre për njohje dhe politikë të jashtme;
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër për rend e ligj;
Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër për zhvillim ekonomik
Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër për kthim.
Ministrat:
Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme,
Vlora Çitaku, Ministre i Integrimeve,
Ramë Buja, Ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë,
Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë,
Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme,
Sasha Rashiq, Ministër i Kthimit dhe Komuniteteve,
Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor,
Memli Krasniqi, Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport,
Fehmi Mujota, Ministër për Infrastrukturë,
Radojica Tomic, Ministre e Pushtetit Lokal,
Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike,
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë,
Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik,
Bedri Hamza, Ministër i Financave,
Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë,
Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Nenad Rashiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /a.ke/