Letërnjoftimet elektronike brenda javës - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Agjencia e lajmeve ATSh njofton që në prag të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, do të shkurtohet afati i prodhimit të letërnjoftimeve elektronike. Në Shqipëri, nga momenti i aplikimit për këtë dokument, deri në prodhimin e tij, afati do të jetë jo më shumë se 7 ditë.

Ministria e Brendshme ka rënë dakord me kompaninë koncesionare “Aleat”, për shkurtimin e kohës së prodhimit të letërnjoftimeve elektronike.

Letërnjoftimi është dokumenti i identifikimit i nevojshëm për të ushtruar të drejtën e zjedhësit më 8 maj.