Mbi 1.300 shqiptarë kërkuan strehim në Gjermani në prill - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Për periudhën janar-prill 2016, shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë përgjysmuar

Tiranë, 11 maj 2016 – Edhe pse Gjermania e ka konfirmuar disa herë se nuk u njeh të drejtën e azilit, shifrat e shqiptarëve që kërkojnë strehim në Gjermani mbeten të larta.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Brendshme gjermane, gjatë muajit prill kanë aplikuar për azil 1.328 shqiptarë, shifër që është sa një e treta e asaj të një viti më parë (prill 2015 - 4.794). Vërehet që prilli shënoi një rritje pas prirjes gjatë tremujorit të parë të këtij viti të një uljeje të shifrave: në janar ishin 1.509, në shkurt 1.318 dhe në mars 976.

Gjithsesi, në katër muajt e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është përgjysmuar: ishin 11.256 aplikime gjatë janar-prill 2015, janë reduktuar në 5.131 në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Lexo edhe: Shqiptarët ia mbathin, politika merret me trenin e fëmijëve te Parku