Në Dom, një ditë pas gjëmës - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Pukë, 18 korrik - Dita e sotme e zisë është për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, por më së shumti e përjetojnë pukjanët e mirditorët. Tek tuneli i Kalimashit, Selamiu nga Malisheva kujton aksidentin tragjik të Fushë Arrëzit, ku humbën jetën 15 adoleshentë, maturantë të këtij qyteti.

"Atëherë na u ndodhet pranë, ashtu si në pranverën e ’99, ka edhe një memorial për këtë aksident. Edhe ky i sotmi ka të njëjtat përmasa dhe shumë dhimbje për shqiptarët", thotë ai.
Se kjo rrugë e largët dhe tërë kthesa, mbart mbi supe shumë aksidente. Por veçanërisht mbahen mend 3 prej tyre: ai i vitit 1975, kur humbën jetën 16 studentë të Tropojës në kthesat e Shpalit, aksidenti i nxënësve të Malishevës ku humbën jetën 15 nxënës dhe ky i djeshmi ku kanë humbur jetën 14 persona.
Kjo rrugë e largët e tërë kthesa e ngjitje-zbritje nga Kukësi në Tiranë në një largësi prej 210 kilometrash numëron plot 3200 kthesa. Një rrugë gjithnjë e vështirë si në dimër e në verë, por ja që u shërben banorëve të zonës, edhe pse nganjëherë nëse hedh sytë jashtë dritareve të mjetit, të shtie frikën.
Sapo lë autostradën e ngjitesh rrugës së Repsit, e ndien trishtimin tek të gjithë ata, që i drejtohen zonës së thellë të Pukës.
Shpresa Prenga që në mëngjes pret një mjet për të ngushëlluar të afërmit. "Në këtë aksident humbi jetën djali i dajës, Fran Paloka. Lajmin e dëgjova së pari nga televizori", thotë e përlotur.
Janë me dhjetra mjetet që udhëtojnë drejt fshatrave të Pukës e të Fushë Arrëzit, ku sot pasdite dhe nesër kryhen ritet e ceremonisë mortore të atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik.
"Në këtë rrugë pas ndërtimit të autostradës në ditë lëvizin 2 – 3 mjete, sot është ditë e veçantë", thotë Islami, shoferi i furgonit, me të cilin udhëtoj drejt fshatit Dom, vendit ku ndodhi dje aksidenti dhe gjithë bisedat vërtiten rreth tij. 
Asnjë prej pasagjerëve, që edhe pse kanë humbur të afërmit e tyre, nuk thonë gjë për drejtuesin e mjetit Zef Gjergjin, 45 vjeçarin që është mes viktimave. "Prej vitesh na ka shërbyer si jo më mirë, nuk ka pasur asnjë ves, vetëm se ka qenë korrekt me timonin", thotë Pashku, plaku 73 vjeçar.

Tek vendi i tragjedisë

Tek vendi ku ndodhi dje tragjedia janë me dhjetëra të afërm, banorë të zonave përreth e kureshtarë që vështrojnë vendin ku autobusi 30 vendesh ra në humnerë, që ende mbahet rrethuar nga shiritat e policisë, ndërsa ekspertët vazhdojnë matjet pa u shqetësuar nga bisedat e llojllojshme të njerëzve aty pranë. Një punonjës policie nuk lejon askënd të hyjë në zonën e rrethuar me shirita. 
Përtej shiritave duken qartë gjurmët e përshkruar nga rrotat e autobusit deri sa ra në humnerë. Duken edhe degët e thyera të pishave të vogla, ndodhur buzë rrugës. Humnera nuk është më shumë se 70 – 80 metra, ndërsa gjurmët nuk tregojnë ndonjë shqetësim të drejtuesit të mjetit. Janë gjurmë të zakonshme në zallishte, aq sa Pashku thotë se ka të drejtë kur thotë se, Zefi atë moment nuk ka kontrolluar mjetin.
Plaku 73- vjeçar thotë se ka qenë exheli që i ka pllakosur pasagjerët. Dhe duket si ndoshta e vërtetë. Se autobusi u ndal në Gjegjan, ku zbritën 6 pasagjerë. Shoferi bleu diçka në dyqanin e fshatit, kur ka parë se në autobus ka hipur pa e pyetur Bardhok Tafa me gruan e dy fëmijët. "Nuk kam vend e sheh, apo jo", i ka thënë mësuesit shoferi shumë i  njohur në zonë. Dhe mësuesi zbriti, ndërsa pas 4 kilometrash, ndodhi tragjedia, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë të plagosur luftojnë ende mes jetës e vdekjes.

Tregime dëshmitarësh

I pari që dha alarmin dje, rreth orës 17 për tragjedinë, ishte Lin Marku, pronar i një lokali pranë vendit të ngjarjes. Ai e ka parë me sytë e tij rrokullisjen në humnerë të autobusit, thonë dëshmitarët e shumtë, mes tyre, dhe nënkryetari i komunës. 
Ndue Marku tregon se Lini ishte i pari që mbërriti tek autobusi, që pasi dha alarmin përmes celularit, mori një person me mjetin e tij dhe e solli në spitalin e Gjegjanit, ndonëse të vdekur. 
Nënkryetari i komunës, Zef Lasku tregon: "Unë erdha pasi kishte nisur nxjerrja e kufomave dhe lëvizja drejt spitaleve e të plagosurve. Jam ndaluar vetëm pak minuta këtu e pastaj shkova tek spitali i Gjegjanit për të ndihmuar. Në momentin e parë janë gjetur 8 vetë të vdekur, ndërsa të plagosurit i kemi transportuar në drejtime të ndryshme, fillimisht në Pukë, pastaj jemi marrë me identifikimin e kufomave, pritëm helikopterët e ardhur nga Tirana, që morën  fillimisht të plagosurit që ishin tek spitali i Gjegjanit dhe më pas në Pukë ku kishte nisur transporti i të plagosurve".
Lasku thotë se gjithë shteti u mobilizua menjëherë nga kjo tragjedi. "Terreni i vështirë nuk pengoi forcat e Policisë, RENEA-s që t’ jepnin fund operacionit brenda 2 -3 orëve", thotë ai. "Në momentin e tragjedisë a ka pasur reshje, apo shtrëngata?", pyesim. "Jo, shtrëngata e shiut nisi një orë pasi ndodhi tragjedia e vazhdoi disa minuta", përgjigjet Zefi. 
Ndue Prenga, një prej dëshmitarëve të ngjarjes: "Kam qenë nga të parët që mbërrita në vendngjarje, kur nga autobusi kishin nxjerrë vetëm një person të vdekur. Më pas jemi mbledhur shumë prej banorëve nga Domi, Gjegjani e fshatrat përreth dhe nxorëm në rrugë 8 të vdekur, që më pas, me dy mjete të banorëve të zonës u transportuan në morgun e spitalit të Pukës. Fillimisht jemi marrë me 12 të plagosurit, që i nxorëm në rrugë me batanije e çarçafë, pasi edhe terreni ishte mjaft i vështirë dhe i nisëm me makina private e dy ambulancat e spitalit të Gjegjanit sa në Rrëshen, sa në Pukë e Fushë Arrëz. Më pas mbërritën shpejt ambulancat nga Rrësheni e Puka. Vetëm pasi u siguruam se nuk kishte më persona të tjerë, i transportuam 8 kufomat drejt spitalit të Gjegjanit, fillimisht për t’i rehabilituar e më pas drejt murgut të spitalit të Pukës. Ishin një burrë, 5 gra dhe dy fëmijë".
Është një tragjedi për të gjithë, por ka familje që e përjetojnë më së shumti. Kështu është për Mustafajt në Fushë Arrëz që humbi 3 pjesëtarë, Ademin, gruan e tij dhe një vajzë, kështu edhe për 13-vjeçarin Gjovalin Gjinaperaj që vetëm 2 muaj më parë humbi babanë në një aksident në punë. "Gjovalini na ka pritur kur i shkuam për ngushëllim për humbjen e babait, pa e ditur se pas dy muajsh do ta shoqëronte pas", tregon nënkryetari i komunës.

Pak fjalë për Gjegjanin

Komuna e Gjegjanit ka mbi 5000 banorë, një pjesë e mirë, në emigracion. Janë rreth 800 persona që jetojnë jashtë vendit, ose thuajse çdo familje (komuna ka rreth 1200 familje) ka një në emigracion. Rreth 60 për qind e familjeve përfitojnë ndihmën ekonomike, ndërsa ata që kanë mbetur në të dy anët e brigjeve të lumit të Fanit të madh jetojnë me bujqësi, blegtori e pemëtari. 
"Aktiviteti tregtar dhe i shërbimeve është në nivel të ulët sa për t’u shërbyer banorëve, aq sa nuk arrijmë t’i taksojmë",- thotë nënkryetari i komunës. Për banorët e zonës ndihmëse ka dhënë një minierë në malin e Munellës, që shfrytëzohet nga "Dealb", kompani turke që ka punësuar rreth 100 punëtorë nga komuna. 
Sot gjithë Fani është në zi. Në mesditë Pukën e ka vizituar edhe kryeministri Sali Berisha që u ka premtuar gjithë mbështetjen e qeverisë për kapërcimin e kësaj situate të rëndë. Ndërsa sot e nesër pukjanët përcjellin drejt banesës së fundit viktimat e kësaj tragjedie të rëndë.

R.Hoxha, ATSh

Tragjedi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz. Dalja nga rruga dhe rënia në humnerë e autobusit të linjës Durrës-Fushë Arrëz, ka shkaktuar 14 persona të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi gjithë opinionin publik ndodhi rreth orës 17.00, të së shtunës 17 korrik 2010, në afërsi të fshatit Dom të komunës Gjegjan të rrethit të Pukës. Autobusi me targa PU 1330 A, ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ka rënë në greminë. Mes të vdekurve 4 fëmijë. Qeveria shpalli 18 korrikun ditë zie dhe mori përsipër të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore për familjet që humbën njerëzit e tyre në aksident

18 Korrik - 14 persona kanë gjetur vdekjen në aksidentin e rëndë që ndodhi të shtunën pasdite kur një autobus me pasagjerë përfundoi në një humnerë në fshatin Dom të komunës Gjegjan në Fushë Arrëz, në veriperëndim të Shqipërisë rreth 200 kilometra larg Tiranës.
Tragjedi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz. Dalja nga rruga dhe rënia në humnerë e autobusit të linjës Durrës-Fushë Arrëz, ka shkaktuar 14 persona të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi gjithë opinionin publik ndodhi rreth orës 17.00, të së shtunës 17 korrik 2010, në afërsi të fshatit Dom të komunës Gjegjan të rrethit të Pukës. Autobusi me targa PU 1330 A, ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ka rënë në greminë. Mes të vdekurve 4 fëmijë. Qeveria shpalli 18 korrikun ditë zie dhe mori përsipër të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore për familjet që humbën njerëzit e tyre në aksident.
Mes  viktimave 4 ishin në moshë të mitur, po ashtu edhe mes të plagosurve ka fëmijë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pjesa më e madhe e të mbijetuarve nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 17:00 në Fushë - Arrëz janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë me helikopterë të emergjencës civile dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Dy prej tyre janë transportuar në spitalin e Shkodrës.

Njëri prej të plagosurve, bënë të ditur burime zyrtare, gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak, pak minuta pasi mbërriti me helikopter.
Fill pas aksidentit të rëndë, ministria e Brendshme ngriti menjëherë grupin e emergjencës. Në vendngjarje, krahas forcave të shumta të policisë dhe punonjës të shëndetësisë janë nisur zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka dhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj.
Qeveria shqiptare e ka shpallur ditën e diel (18 korrikun), dite zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Fushë Arrëz.

“Një aksident që ka sjellë një zi të rëndë në Pukë dhe mbarë vendin”, e cilësoi Kryeministri Sali Berisha këtë ngjarje, pasi u njoh nga afër me gjendjen e të plagosurve që ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin ushtarak në Tiranë. Të plagosurit janë vizituar dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili u shpreh për mediat se "ndjehem shumë i lënduar për këtë aksident me përmasa tragjike. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke qenë pranë tyre në këto momente të vështira. Uroj që të plagosurit të dalin nga gjendja kritike”.
Më pas, për gjendjen e tyre shëndetësore është interesuar dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë në spitalin ushtarak ku dhe shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave.
Edhe Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shprehu sot në mbrëmje keqardhjen për tragjedinë e ndodhur ne aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz bashkë me solidaritetin e saj me familjet e viktimave.
"Shpresojme që ata të përjetojnë sa më lehtë këto momente vështirësie  që i kanë prekur nga afër. I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur", thuhet në njoftimin në emër të Imzot Rrok Mirditës, president i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Aksidenti sipas policisë

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së shtunë, 17 korrik, në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton sipas burimeve të Policisë se:
"Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit."
Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit.
Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka arritur në përfundimin se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji). Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident.
Mira Shkurta, ATSh

Viktimat e aksidentit
1. Arsen Gjon Marku, 8 vjeç
2. Edona Adem Mustafa, 12 vjeçe
3. Adela Paulin Prenga, 14 vjeçe
4. Gjovalin Gjin Pera, 15 vjeç
5. Fran Llesh Paloka, 22 vjeç
6. Paulin Lazër Gjoni, 28 vjeç
7. Mimoza Mhill Dyzeni, 29 vjeçe
8. Marte Ndue Lleshi, 31 vjeçe
9. Alma Nikollë Marku, 33 vjeçe
10. Prengë Dyzeni, 38 vjeç
11. Lavdie Hysen Mustafa, 41 vjeçe
12. Zef Mark Frroku (Gjergji), 47 vjeç
13. Adem Mustafa, 52 vjeç
14. Marie Prenga, 60 vjeçe

Të plagosurit

1. Mirsaf Mustafa, 4 vjeç
2. Dona Mustafa, 6 vjeç
3. Sara Pali, 6 vjeç
4. Xhesi Pali, 7 vjeç
5. Armando Mustafa, 8 vjeç
6. Erison Peraj, 9 vjeç
7. Ilir Prendi, 10 vjeç
8. Gentian Meçi, 19 vjeç
9. Artjola Prenga (Marku), 30 vjeç
10. Pjerin Kola 33 vjec
11. Flora Peraj, 37 vjeç
12. Gjon Marku, 40 vjeç