OSBE/ODIHR: Nuk shohim bazë ligjore për hapjen e kutive nga KQZ - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Mbërrin raporti i dytë i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, që ngre një sërë pikëpyetjesh mbi administrimin e votës dhe ndikimin e forcave politike mbi KQZ-në, veçanërisht për rezultatin për kryebashkiakun e  Tiranës. Lexo raportin e plotë

21 maj 2011 - Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it ka dhënë mbrëmë në darkë një tjetër raport, jo përfundimtar për zgjedhjet në Tiranë. Ky raport i dytë është më negativ se i pari i shpallur dy ditë pas zgjedhjeve. Sipas raportit, “numërimi i votave në 66 Vende të Numërimit të Votave (VNV) vazhdoi deri në mbylljen e tij në mënyrë përgjithësisht transparente, pavarësisht ritmit të ngadaltë” por procesi i numërimit u karakterizua nga një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike, çka çoi në debate, vonesa dhe bllokim në disa VNV. Vonesat rritën tensionin në Tiranë, veçanërisht për shkak të ngushtësisë  mes rezultateve paraprake”.

Dhe pikërisht për Tiranën, raporti ka më shumë vërejtje dhe fajin kryesor ia vë KQZ-së. Deri në çastin e mbylljes së këtij raporti “KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare për garën për kryetar bashkie të Tiranës. KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur në faqen e internetit  rezultatet e kutisë së fundit të numëruar për kryetar bashkie të Tiranës, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si kryesues të garës”. Pas numërimit të kutive për kryetarin e bashkisë së Tiranës në të gjitha VNV, kur u pa që Edi Rama fitonte me vetëm 10 vota, “zyrtarë  të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së  të konsideronte si vota të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie”, vëren raporti që më tej shpjegon: “Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë  e  fletëve të votimit gjetura në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit  të zgjedhjes për atë  fletë.  Ai as nuk parashikon ndonjë procedurë  për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Anëtarët e grupeve të numërimit ishin trajnuar për t’i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për  kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj”.

Raporti tregon me hollësi ç’ndodhi në KQZ më datë 17 e 18 maj kur po vendosej të hapeshin kutitë me fletët e gjetura në kutitë e gabuara duke e thënë qartë që nuk gjen një bazë ligjore për mënyrën e veprimit të zgjedhur nga KQZ-ja. “Më 18 maj, pas votimit të një vendimi “në parim” (me 4 pro e 3 kundër), ndonëse nuk ishte miratuar asnjë vendim përfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive të votimit identifikuara në kërkesë dhe numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe këshillin për Tiranën. Për MVZ-në  e OSBE/ODIHR-it, baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë”.

Raporti i plotë i OSBE/ODIHR-it

HYRJE

Më datë 10 maj, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE/ODIHR-it, së bashku me një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale  të  Këshillit të Europës, nxorën Deklaratën e Konstatimeve dhe Përfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin vëzhgimet e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve dhe fillimit të procesit të numërimit.

Në periudhën pas-zgjedhore, MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it  është  përqendruar në  vëzhgimin e numërimit të fletëve të votimit, mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Një numër i kufizuar i vëzhguesve afatshkurtër e shtynë  qëndrimin deri më 15  maj për të  vëzhguar numërimin e tejzgjatur të votave në bashkinë  e  Tiranës. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it do të largohet nga Shqipëria më 24 maj, por këtu do të  qëndrojë një grup i vogël ekspertësh që do të vazhdojnë  të  vëzhgojnë fazat e mbetura të procesit zgjedhor, veçanërisht trajtimin që  KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor do t’u bëjnë ankesave dhe ankimimeve.

II. MJEDISI POLITIK

Në shumicën e rajoneve të vendit, numërimi i votave në 66 Vende të Numërimit të Votave (VNV) vazhdoi deri në mbylljen e tij në mënyrë përgjithësisht transparente, pavarësisht ritmit të ngadaltë. Në disa raste, kandidatët humbës i uruan për fitoren kundërshtarët e tyre. Megjithatë, procesi i numërimit u karakterizua nga një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike, çka çoi në debate, vonesa dhe bllokim në disa VNV. Partitë politike shpesh ndërhynë  në procesin e numërimit, duke drejtuar aktivitetin e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Media e informoi gjerësisht publikun lidhur me procesin e numërimit, veçanërisht për garën për kryetar bashkie të Tiranës ndërmjet ish-Ministrit të Brendshëm,  Lulzim Basha të  Partisë Demokratike (PD) dhe kryetarit aktual që rikandidonte, Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste (PS).

Meqenëse u pa haptas që gara për kryetar bashkie të Tiranës do të vendosej nga një diferencë  e ngushtë, vëmendja e të gjithë vendit u përqendrua në numërimin e votave në 11 VNV në Tiranë. Numërimi në  këto  VNV shpesh vonohej për shkak të pushimeve të paplanifikuara, mosparaqitjes së  anëtarëve të grupit të numërimit dhe arsyeve të tjera, shpesh të motivuara politikisht. Vonesat rritën tensionin në Tiranë, veçanërisht për shkak të ngushtësisë  mes rezultateve paraprake.

Pas përfundimit të numërimit në VNV-të  për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj,  rezultatet paraprake jozyrtare që  KQZ-ja ia dha MVZ-së  së OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte 10  vota më shumë se Z.  Basha (përkatësisht  124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama  shpalli menjëherë fitoren, ndërsa Z. Basha tha se do të priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Më pas, zyrtarë  të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së  të konsideronte si vota të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie (shih më poshtë rubrikën Administrimi i Zgjedhjeve).

PS-ja i kërkoi KQZ-së  të nxirrte tabelat e rezultatet të  përcaktuara tashmë nga VNV-të  në Tiranë. Deri në periudhën që  përfshin ky  raport,  KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare për garën për kryetar bashkie të Tiranës. Më 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota për minibashkitë nga disa Komisione Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve  (KZAZ) të Tiranës për të numëruar votat për kryetar bashkie të hedhura gabim. Tensioni është rritur qëkurse PS-ja protestoi kundër veprimeve të KQZ-së. Mbështetës së  PS-së, përfshirë shumë deputetë  të  saj, u mblodhën para KQZ-së dhe tentuan të hynin me forcë brenda godinës së KQZ-së. Ata u zmbrapsën prej policisë.

III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE

Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-të duhet të nxjerrin Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve  (TPR) deri në orën 17:00 të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Ky afat u konsiderua jorealist nga të gjithë personat e  pyetur,  dhe asnjë VNV nuk arriti të mbaronte numërimit deri në kohën e kërkuar. Numërimi në të gjitha VNV-të jashtë Tiranës përfundoi deri ditën e premte, 13 maj. Numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, në VNV-të e Tiranës përfundoi më 14 maj; deri në periudhën që përfshin ky raport, numërimi për minibashkitë e Tiranës vazhdon ende në disa VNV.

Fillimi i numërimit të votave u nisi me vonesë në shumë vende, pjesërisht për shkak të faktit që disa anëtarë  të grupeve të numërimit në disa VNV nuk ishin emëruar ose nuk ishin trajnuar deri në momentin që filloi numërimi. Përveç kësaj, vëzhguesit e  OSBE/ODIHR-it raportuan se procesi i numërimit ndërpritej herë pas here për shkak të debateve ndërmjet anëtarëve të KZAZ-së, anëtarëve të grupit të numërimit dhe/ose vëzhguesve të partive.

Nuk kishte asnjë udhëzim në nivel kombëtar lidhur me pushimet, duke e lënë çdo  KZAZ të merrte vetë vendimet në  këtë drejtim. Në disa raste që iu bënë të ditura KQZ-së, ajo urdhëroi vazhdimin e procesit. Megjithatë, disa KZAZ vazhduan të punonin me ritme të ngadalta, veçanërisht në Tiranë. Gjatë procesit të numërimit, KQZ-ja vazhdoi të ndërronte anëtarët e KZAZ-së dhe anëtarët e grupit  të numërimit me kërkesë  të partive. Kjo u vërejt sidomos në Tiranë,  ku  KQZ-ja i zëvendësoi që  të gjithë  anëtarët e KZAZ-së 54 dhe disa anëtarë  të KZAZ-së 49 më datë 12 maj, dhe kryetarin e  KZAZ-së 48  dhe një  anëtar të KZAZ-së 47 më 13 maj.  Kodi Zgjedhor nuk u kërkon partive që të shpjegojnë arsyet e kërkesës për zëvendësime.

Vëzhguesit mundën të ishin të pranishëm pa asnjë pengesë  në VNV-të. Gjatë numërimit, çdo fletë votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menjëherë  në ekran për të gjithë  vëzhguesit e pranishëm. Megjithatë, fletët e votimit nuk mund të shiheshin plotësisht për shkak të mënyrës së vendosjes nën kamerë, ose sepse nuk liheshin mjaftueshëm nën kamerë. Për më tepër, vëzhguesit nuk lejoheshin t’u afroheshin tavolinave, prandaj për ta ishte e vështirë të shikonin nëse fletët e votimit  vendoseshin  në togun  e fletëve të votimit të kandidatit/partisë  përkatëse apo sesi plotësoheshin protokollet me rezultatet e qendrës së votimit. Së fundmi, vëzhguesit nuk mundën të shihnin konsiderimin e fletëve  të votimit të kontestuara nga anëtarët e grupeve të numërimit dhe anëtarët e KZAZ-së.

Përpara ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja vendosi një sistem elektronik për marrjen e protokollit të rezultateve të secilës qendër votimi nga VNV-të. Rezultatet paraprake shfaqeshin në ambientet e KQZ-së dhe në faqen e internetit të KQZ-së ndërsa të dhënat hidheshin në sistem. Rezultatet paraprake ishin të disponueshme për bashkitë ose komunat për secilën garë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, shfaqja e rezultateve paraprake për publikun nuk ishte e ndarë sipas qendrave të votimit. Megjithatë, partitë politike, pas një  kërkese, arritën ta merrnin këtë informacion nga KQZ-ja sikurse e mori edhe MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it. Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur në faqen e internetit  rezultatet e kutisë së fundit të numëruar për kryetar bashkie të Tiranës, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si kryesues të garës.

Pas dërgimit të  TPR-ve nga 11 KZAZ-të e Tiranës për zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshill të Tiranës, KQZ-ja kishte 48 orë  për të verifikuar dokumentet dhe për të njoftuar rezultatet për zgjedhjet për bashkinë  e Tiranës.

Të gjitha TPR-të  mbërritën më 16 maj,  ndonëse TPR-ja për KZAZ-në 49 nuk ishte miratuar prej shumicës së  anëtarëve (në  këtë rast, shumica përbëhej prej partive në qeveri). Kryetari i KZAZ-së 49 pretendoi se në TPR kishte parregullsi (të cilat nuk iu specifikuan MVZ-së  së OSBE/ODIHR-it). Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk kishte marrë asnjë vendim për këtë TPR. PS-ja kërkoi që KQZ-ja të merrte një vendim lidhur me TPR-në  e  KZAZ-së 49  dhe që  më pas,  KQZ-ja të  përcaktonte rezultatin për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Tiranës në bazë të 11 TPR-ve.

Në të njëjtën kohë, ndërsa vazhdonte numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet për minibashkitë e Tiranës, zyrtarë  të  PD-së  kërkuan që  fletët e votimit për kryetar bashkie të Tiranës që ishin gjetur në  këto kuti, të numëroheshin si të vlefshme për  kryetar bashkie të Tiranës, me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartë.  PS kundërshtoi fuqishëm, duke deklaruar se fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar, ishin konsideruar të pavlefshme deri më sot. Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë  e  fletëve të votimit gjetur në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit  të zgjedhjes për atë  fletë.  Ai as nuk parashikon ndonjë procedurë  për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Nuk kishte asnjë vendim apo udhëzim nga KQZ-ja për këtë çështje përpara ditës së zgjedhjeve,  dhe as manuali i miratuar i  KQZ-së nuk e trajtonte këtë çështje, ndonëse në zgjedhjet e kaluara vendore, fletët e votimit të hedhura gabim përbënë problem. Anëtarët e grupeve të numërimit ishin trajnuar për t’i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për  kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj.

Më 17 maj, tri ditë pas mbylljes së numërimit për kryetar bashkie të Tiranës në VNV-në e fundit të Tiranës, kryetari i KQZ-së propozoi një projekt vendim, sipas të cilit, fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar do të konsideroheshin të vlefshme dhe do të numëroheshin prej vetë KQZ-së. Ky numërim do të ishte vetëm për fletët e votimit gjetur në kutinë e gabuar, që ishin kontestuar në nivel  VNV-je. Sipas kryetarit të KQZ-së, projekt vendimi ishte propozuar me kërkesë  të  anëtarëve të 7 KZAZ-ve të Tiranës, emëruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti votimi.

Anëtarët e emëruar nga opozita e kundërshtuan propozimin, duke deklaruar se  KQZ-ja nuk kishte të drejtë  të numëronte fletët e votimit dhe se mund t’i hapte ato në bazë  të ankimimi të rezultateve zyrtare. Ata propozuan që KQZ-ja të nxirrte rezultatet në TPR-të e marra nga VNV-të. Seanca e KQZ-së, ku do të diskutohej projekt vendimi, u ndërpre nga deputetët e PS-së dhe seanca u shty përpara se të kalonte në votim. Më 18 maj, pas votimit të një vendimi “në parim” (me 4 pro e 3 kundër), ndonëse nuk ishte miratuar asnjë vendim përfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive të votimit identifikuara në kërkesë dhe numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe këshillin për Tiranën. Për MVZ-në  e OSBE/ODIHR-it, baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë.

Anëtarët e emëruar të opozitës në KQZ u larguan nga seanca. Fletët e votimit numëruar nga  KQZ-ja në 20  kuti votimi gjatë seancës së datës 18 maj rezultuan në 60 fletë votimi për kryetar bashkie të Tiranës, 46 për Z. Basha dhe 14 për Z. Rama.

IV. ANKESA DHE ANKIMIME

Deri më datë 17 maj, pranë KQZ-së ishin depozituar 93 ankesa lidhur me tabelat e përfundimit të rezultateve për garën për kryetarët dhe këshillat e bashkive dhe komunave në të gjithë vendin. Këtu përfshiheshin rreth 40 kërkesa për pavlefshmërinë e rezultateve në disa qendra votimi. Në pjesën më të madhe, ankesat janë bërë lidhur me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të numërimit, veçanërisht lidhur me vlerësimin e vlefshmërisë së fletëve të votimit dhe shpërndarjen e votave për partitë. Janë depozituar edhe disa ankesa që ngrenë pretendime mbi parregullsitë gjatë votimit.

KQZ-ja ka pranuar për shqyrtim afërsisht 80 ankesa, ndërsa nuk ka pranuar për shqyrtim 10 të tilla për arsye procedurale, kryesisht për shkak të moslegjitimimit të ankuesit. Ankesat e tjera janë kthyer për më shumë informacion. KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar vetëm 13 nga ankesat paszgjedhore të pranuara për shqyrtim. Disa prej tyre janë rrëzuar, ndërsa një pjesë e vogël janë në proces. Deri në periudhën që përfshin ky raport, procesi i shqyrtimit të ankesave është pezulluar efektivisht për shkak të diskutimeve të gjata në KQZ lidhur me garën për kryetar bashkie në Tiranë.

Raporti i plotë