Presidenti dekreton Reformën në Drejtësi - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Nishani ka nënshkruar sot shpalljen e ligjit nr. 67/2016

Tiranë, 26 korrik 2016 – Një akt formal, nga i cili nuk pritej asnjë surprizë (vështirë se këtë herë mund ta kthente mbrapsht çka Kuvendi kish miratuar njëzëri), por i nevojshëm. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot paketën e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar me konsensus më 22 korrik në parlament.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, lexohet në dekretin nr. 9706 të tij.
Në orët e para të ditës së premte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votë unanime paketën e ndryshimeve kushtetuese, mbi të cilën do të reformohet sistemi i drejtësisë. Reforma parashikon ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, me qëllim rritjen e profesionalizmit, të efikasitetit dhe parandalimit të korrupsionit.

Veç botimit të Reformës në Fletoren Zyrtare, pritet edhe miratimi i një pakete prej 7 ligjesh para se ajo të hyjë në fuqi.