Presidenti Topi: “Të flasë vetëm drejtësia dhe të tjerët të heshtin” - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Tiranë, 9 shkurt 2011 – Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka dhënë sot një konferencë për shtyp lidhur me aktualitetin politik në vend. Së pari ai thotë qartë që shqiptarët ende nuk janë sqaruar mbi atë çka ndodhi më 21 janar. "Institucionet dhe qytetarët kërkojnë drejtësi. Viktimat dhe familjarët e tyre kërkojnë të vendoset drejtësia, institucionet e dhunuara kërkojnë të veprojë drejtësia, të gjithë qytetarët kërkojnë drejtësi, siguri dhe qetësi”. Por “fatkeqësisht – vë në dukje presidenti - beteja e gjatë politike, e cila shkaktoi në fakt 21 janarin, vazhdon të prodhojë fajtorë dhe të fajësuar, përgjegjës dhe bashkëpërgjegjës, të akuzuar dhe akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe përgjegjësinë politike dhe duke penguar drejtësinë në të gjitha hallkat e saj të ndajë të vërtetën nga e pavërteta”.

Lidhur me marrëdhëniet e ndera mes institucioneve dhe presionin e politikës mbi institucionet e pavarura, presidenti Topi thekson: “Në një shtet demokratik, respekti ndaj ligjit dhe institucioneve përbën shpirtin e shtetit dhe moralin e shoqërisë. Qytetarët e Shqipërisë, sot, si qytetarë të NATO-s, nuk mund të lejojnë që fryma e anti ligjit të shtyjë vendin prej një rruge nga jemi larguar prej vitesh”.

Lidhur me komisionin parlamentar të krijuar për hetimin e ngjarjes së 21 janarit, Topi tha se "Është legjitime që Kuvendi, pavarësisht se është trajtuar vetëm në një krah, ka të drejtën e tij të punojë. Komunikimi i Kuvendit me institucionin e Presidentit ka qenë publik. Unë kam asistencë juridike mjaft të mirë. Duke iu referuar Kushtetutës, kam thënë se Presidenti pranon të dëshmojë sipas ligjeve të kushtetutës. Thanë që më kanë kërkuar të informoj, jo të dëshmoj. Kushtetuta ka një paragraf shumë të qartë për këtë".

Sa për qëndrimin e tij ai shprehet hapur: “Flas dhe duhet të flas në emër të qytetarëve dhe jo në emër të partive politike. Presidenti përfaqëson interesat e të gjithë shtetasve dhe shtresave të shoqërisë. Unë mbetem zëdhënësi edhe i atyre që nuk ndihen të përfaqësuar politikisht, edhe i atyre, zëri i të cilëve nuk mbërrin tek veshi i politikanëve, edhe i atyre që janë të pakënaqur nga politika, nga qeveria apo opozita, pavarësisht se mund të kenë votuar për to, edhe i atyre të cilët sot janë të përhumbur në mjegullnajën politike të pas 21 janarit. Unë si, President i Republikës, nuk i takoj më një pjese. I takoj, së pari qytetarit, dhe e gjithë veprimtaria ime shndërrohet në insitucionale në respekt të ligjeve dhe interesit kombëtar”.

Në përfundim të konferencës së shtypit, pyetjes së gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, Presidenti iu përgjigj: "Nuk futem dhe nuk bëhem pjesë e partive politike. Mesazhi im konstant është rikthimi i dialogut".

Konferencë për shtyp e Presidentit Topi lidhur me aktualitetin politik në vend

9 shkurt 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dha sot një konferencë për shtyp lidhur me aktualitetin politik në vend.

Presidenti Topi: Kanë kaluar më shumë se dy javë nga ngjarja tragjike e 21 janarit dhe akoma Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të pasqaruar se çfarë ndodhi dhe si ndodhi. Shteti i së drejtës është në punë për t’iu përgjigjur ligjit dhe moralit. Viktimat dhe familjarët e tyre kërkojnë të vendoset drejtësia, institucionet e dhunuara kërkojnë të veprojë drejtësia, të gjithë qytetarët kërkojnë drejtësi, siguri dhe qetësi.

Por, fatkeqësisht, kur duhet të flasë vetëm drejtësia dhe të gjithë të heshtin, beteja e gjatë politike, e cila shkaktoi në fakt 21 janarin, vazhdon të prodhojë fajtorë dhe të fajësuar, përgjegjës dhe bashkëpërgjegjës, të akuzuar dhe akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe përgjegjësinë politike dhe duke penguar drejtësinë në të gjitha hallkat e saj të ndajë të vërtetën nga e pavërteta.

Unë besoj se drejtësia do të dijë të kapërcejë këtë sfidë ashtu siç pohoj se kjo është sprova më e madhe dhe historike për drejtësinë shqiptare. Nënshtrimi dhe frikësimi ndaj pushteteve të politikës do të ishte fatale për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri. Suksesi dhe përballja dinjitoze me presionin e politikës do të rimëkëmbë besimin e humbur dhe do të kthente shpresën se Shqipëria ka një të ardhme demokratike dhe se insitucionet janë të qendrueshme dhe të pathyeshme ndaj presioneve të individëve.

Fryma e lijgit dhe ligjet që burojnë nga kushtetushmëria parlamentare mbi zgjedhjen e institucioneve të pavarura nga Kuvendi i Shqipërisë, mbështet pavarësinë e ushtrimit të pushtetit dhe jo vartësinë e tyre nga Kuvendi apo mazhoranca zgjedhëse apo ekzistuese. Çdo intepretetim ndryshe nënkupton nënshtrimin ndaj atij që e ka zgjedhur dhe bindjen e verbër dhe në shkallën më të lartë ndaj tij.

Fatmirësisht, ndërgjegjja dhe përgjegjësia qytetare në Shqipëri, shoqëria civile dhe opinioni publik kanë arritur një stad të tillë zhvillimi demokratik për të kuptuar thellësisht mendësinë e pushtetit politik që kërkon tkurrjen, nënshtrimin dhe shtrembërimin e rolit dhe pavarësisë së institucioneve kushtetuese.

Në një shtet demokratik, respekti ndaj ligjit dhe institucioneve përbën shpirtin e shtetit dhe moralin e shoqërisë. Qytetarët e Shqipërisë, sot, si qytetarë të NATO-s, nuk mund të lejojnë që fryma e anti ligjit të shtyjë vendin prej një rruge jemi larguar prej vitesh.

Une flas dhe duhet të flas në emër të qytetarëve dhe jo në emër të partive politike. Presidenti përfaqëson interesat e të gjithë shtetasve dhe shtresave të shoqërisë. Unë mbetem zëdhënësi edhe i atyre që nuk ndihen të përfaqësuar politikisht, edhe i atyre, zëri i të cilëve nuk mbërrin tek veshi i politikanëve, edhe i atyre që janë të pakënaqur nga politika, nga qeveria apo opozita, pavarësisht se mund të kenë votuar për to, edhe i atyre të cilët sot janë të përhumbur në mjegullnajën politike të pas 21 janarit. Dhe këta janë shumë, shumë më tepër se ata që frikësohen nga e vërteta e 21 janarit, shumë më tepër se ata që përpiqen të shpërndajne përgjegjësinë duke njollosur institucionet, shumë më tepër se ata që betejën politike për pushtet e fshehin nën petkun e qytetarisë dhe kërkesave të saj për liri dhe me shumë të drejta dhe barazi shoqërore.

Unë i qëndroj betimit tim në Kuvendin e Shqipërisë, para të gjithë popullit shqiptar se: “Unë si President i Republikës, nuk i takoj më një pjese. I takoj, së pari qytetarit, dhe e gjithë veprimtaria ime shndërrohet në insitucionale në respekt të ligjeve dhe interesit kombëtar”.

Kjo mbetet motoja ime dhe qëllimi im i palëkundur edhe sot, në këto çaste të vështira për të ardhmen e Shqipërisë dhe më bën luftëtarin e paepur për të drejtën, për drejtësinë, për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e institucioneve, për respektimin e Kushtetutës, dhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Deklarata e plotë e Presidentit të Shqipërisë