Reforma e Drejtësisë botohet në Fletoren zyrtare - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Në fuqi nga 11 gushti

Iu deshën rreth dy vjet për të marrë miratimin në unanimitet të Kuvendit të Shqipërisë, por nga ai çast, reforma e Drejtësisë po i hedh shpejt hapat e nevojshëm për ardhjen në fuqi. Natën duke gdhirë 22 korriku u miratua në Kuvend me 140 vota në favor, më 26 korrik u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe sot, 27 korrik, ajo u botua edhe në Fletoren Zyrtare. E meqë neni 47 i saj thotë “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare” kjo do të thotë se reforma është në fuqi nga 11 gushti.

Mbetet për të parë nëse ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE-së do të arrijnë të bindin politikën shqiptare të miratojë para mbylljes së sezonit për pushimet e verës edhe paketën e shtatë ligjeve të domosdoshme për vënien në jetë të reformës apo nëse ato do të shqyrtohen në shtator.

Fletorja Zyrtare nr 138/2016: Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Lexo edhe:
Drejtësia. Organet e reja të parashikuara nga Reforma
7 ligjet e domosdoshme për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi

Presidenti dekreton Reformën në Drejtësi
Reforma në Drejtësi. Konsensus absolut në Kuvend, miratohet me 140 vota