Shpërthen një makinë në Tiranë - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Tiranë, 28 mars 2011 - Një shpërthim i fortë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë Gardës së Republikës. Sipas të dhënave të para, ngjarja ndodhi pranë zonës së ish-bllokut, kur një automjet u përfshi nga flakët pas një shpërthimi në të. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se autovetura e shpërthyer ka qenë e markës Audi, tipi Q7 me targa amerikane, në pronësi të Genti Saukut.

Në ato momente makinën e kishte në përdorim, Altin Bega, një ish oficer i policisë rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, shofer i Genti Saukut. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që ai ka hapur derën për të hipur në automjet. Nga shpërthimi Bega ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht mendohet  për ekplodimin e një lënde plasëse në makinë. Do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Nga shpërthimi mësohet se ka mbetur i dëmtuar vetëm një shtetasnjë shtetas, pikërisht Bega.