Shqipëria ndër vendet më të këshilluara për turizëm nga CNN - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Pas guidës Lonely Planet's që për këtë vit kishte vënë Shqipërinë të parën mes vendeve më interesantë për tu vizituar, edhe CNN vendos Shqipërinë në listën e destinacioneve më të mira. Në listën prej nëntë vendesh të përpiluar nga CNN, Shqipëria radhitet e gjashta. Edhe këtë herë ajo paraqitet si një surprizë e mundshme për turistët.

Specifikohet se destinazioni më interesant në Shqipëri është Gjirokastra, e cila përshkruhet si qytet me kalldrëm, me ndërtesa të vjetra, por një vend me shumë aftmosferë dhe me shumë histori. Ndërsa përmenden dhe plaghe, gatimet dhe pikat e trashëgimisë kulturore.

Në listën e CNN më titullin “Ku mund ta gjeni veten në tokë gjatë 2011”,  i pari radhitet Neë Yorku, më pas Zelanda e Re dhe Peruja. Më pas Spanja (ose më mirë Barcelona), Norvegjia, Shqipëria, Japonia, Guatemala dhe Bullgaria.

Lexo artikullin në CNN: World's top destinations for 2011

Lexo edhe: Shqipëria vendi i parë i këshilluar nga Lonely Planet

L’Albania, tutta da scoprire

Albania, il paese che non c’era