Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Kroaci - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë njofton se Qeveria e Republikës së Kroacisë ka vendosur të përfshijë edhe Shqipërinë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave, nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë dhe për të qëndruar në Republikën e Kroacisë deri në 90 ditë, si dhe për kalimin transit në territorin e Republikës së Kroacisë. Ky vendim, që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2011, ka pasuar vendimin e mëparshëm për liberalizimin e vizave për periudhën 31 tetor – 31 dhjetor 2010, dhe një tjetër të mëparshëm gjatë periudhës së verës.