Si mbeti Shqipëria pa McDonald's (por bashkë me Vatikanin) - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Më 2 korrik, katena më e njohur fast-food në botë hap restorantet e saj të para në Bosnje. Në Europë nuk kanë një të tillë vetëm Shqipëria, Armenia dhe Vatikani

Romë, 14 prill 2011 – Një lajm që të bën të buzëqeshësh: Shqipëria është ndër tri vendet e vetme të Europës që i ka rezistuar deri më sot “pushtimit” të katenës më të madhe në botë McDonald's. Lajm i mirë, i keq?

Kjo veçanti e Shqipërisë del në dritë në një lajm të dhënë nga agjencia e lajmeve TMNews që flet për “dorëzimin” McDonald's-it të Bosnjës. Më 2 korrik do të hapet në Sarajevë restoranti i parë McDonald's, duke i hapur kështu rrugën edhe në këtë vend hamburgerëve të famshëm dhe patateve të skuqura.

Tani në Europë radhën e ka Shqipëria dhe Armenia, pasi në Vatikan, vështirë të imagjinosh tabelën McDonald's nën Kupolën e Shën Pjetrit.