Të udhëtosh i qetë në Schengen - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Letër në redaksi

Punoj në aeroport dhe do të doja të jepja sado pak ndihmë përsa u përket dokumenteve që duhet të ketë me vete një person i pajisur me pasaportë biometrike që mendon të përfitojë nga liberalizimi i vizave e të udhëtojë në Itali pa vizë.

Para së gjithash dua të kujtoj që udhëtari duhet të ketë biletë vajtje ardhje. Për të mos rrezikuar kthimin mbrapsht, është mirë që bileta të parashikojë ardhjen e kthimin në të njëjtën pikë kufitare: pra nëse vjen në Torino me Albanian Airlines, është mirë që edhe kthimin ta kesh nga Torino-Rinas.

Nëse shkohet tek një i afërm apo i njohur, është shumë e rëndësishme që udhëtari të ketë një ftesë (lettera d'invito ose dichiarazione di ospitalità) që mund të shkarkoni edhe këtu poshtë, që duhet të jetë e përpiluar dhe e firmosur nga personi që fton. Udhëtarit do t'i kërkohet në kufi kjo ftesë, – e mira është që të jetë në origjinal dhe jo e nisur me faks – si edhe fotokopja e dokumentit të personit që ka bërë ftesën.

Nëse turisti vjen e do të qëndrojë në hotel duhet të tregojë prenotimin e vlefshëm për ditët e qëndrimit.

Një tjetër gjë që kërkohet në kufi janë mjetet e jetesës. Qoftë ata që vijnë për turizëm e që do të mbulojnë personalisht shpenzimet e qëndrimit në Itali. qoftë ata që vijnë të ftuar nga miq apo të afërm, duhet të tregojnë që kanë shumë të mjaftueshme parash për të përballuar shpenzimet e përditshme. Kjo shumë ndryshon në pazë të kohëzgjatjes së qëndrimit, sipas një tabele të ministrisë së jashtme (që gjeni edhe këtu poshtë). Kështu që në kufi duhet të tregoni shumën e parave apo të keni një kartë krediti ku të keni të paktën shumën e kërkuar.

Dokument tjetër i rëndësishëm është sigurimi i pasagjerit për të gjithë periudhën e udhëtimit. Ky sigurim zakonisht mbulon udhëtarin për sëmundje të papritura apo për fatkeqësi (deri edhe vdekje) për të gjithë periudhën e udhëtimit dhe të qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Një këshillë për të gjithë ata që kanë jetuar më parë në një prej vendeve të zonës Schengen: në rast të ndonjë dëbimi të mundshëm, edhe të para disa vjetëve, është mirë të informohen në ambasadën e vendit prej nga janë dëbuar për të mësuar nëse mund të udhëtojnë sërish. Në lidhjen e mëposhtme mund të shihni si veprohet në rastin e një dëbimi në Itali.

Isan Hydi
torinocentroservizi@gmail.com

Si të hysh në Itali pas një dëbimi

Shuma e nevojshme e parave për qëndrimin në Itali

Ftesa e të afërmit në Itali

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.