Tirana zyrtare thirrje për të festuar kthimin në shtëpi të heronjve të Kombëtares - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Kryeministri i vendit Edi Rama, me një mesazh në Facebook lajmëron oraret e vendet ku sot do të festohet bashkë me djemtë e Kombëtares. Dhe u bën thirrje tifozëve të kenë diçka kuqezi me vete.
“Heronjtë e Kombëtares zbresin sot në Rinas në orën 12.40 ... Autobusi i Kombëtares mbërrin në Kryeministri rreth orës 13.30... Kombëtarja ndalet tek Sheshi Nënë Tereza rreth orës 14.30... Le t'u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar” shkruan Rama.