5.000 € nga Fondacioni MIGRA Onlus për të festuar 28 Nëntorin - Shqiptari i Italisë

Shoqata

Çdo shoqatë mund të paraqesë kërkesë, maksimumi për financimin e tri projekteve. Për çdo projekt, Fondacioni vë në dispozicion 500 €. Duhet nxituar tashmë, kërkesat duhen paraqitur deri më 31 tetor 2017

Romë, 24 tetor 2017 – Ka mbetur vetëm një javë për të përfituar nga financimi total prej 5.000 € i vënë në dispozicion nga Fondacioni Migra Onlus për të gjitha shoqatat që po përgatisin aktivitete për festën e Pavarësisë.

Projektet dhe kërkesa përkatëse e financimit, 500 euro për çdo projekt, duhet paraqitur brenda të martës së ardhshme, 31 tetor 2017.

Kush mund të paraqesë kërkesë?

Mund të aplikojnë për kontributin të gjitha shoqatat jo fitimprurëse, të themeluara sipas ligjit italian prej të paktën një viti. Mund të aplikojnë gjithashtu edhe grupe jo formale të paorganizuara në shoqata por që kanë organizuar aktivitete të ngjashme për festat e nëntorit gjatë dy vjetëve të fundit.

Sa projekte/aktivitete mund të paraqiten?

Çdo shoqatë mund të paraqesë deri në 3 projekte duke përcaktuar kategorinë të cilës i përket dhe duke përpiluar një formular për çdo propozim.

Si paraqitet kërkesa?

Të gjithë të interesuarit mund të shkarkojnë MODULO DI PROPOSTA (formulari i propozimit) dhe ta nisin me email bashkë me dokumentacionin e kërkuar në adresën info[at]fondazionemigra.it.

Kur paraqitet kërkesa?

Kërkesat paraqiten brenda 31 tetorit 2017 dhe Fondacioni MIGRA Onlus pasi të vlerësojë të gjitha kërkesat , do t’u japë kontributin subjekteve të përzgjedhura, brenda 5 nëntorit 2017.

Leggi anche: Bando di Fondazione MIGRA per contributo 5.000 € per 28 Novembre