AssoAlbania organizon takim me ministrin Erion Veliaj në Pistoia - Shqiptari i Italisë

Shoqata
“Diaspora shqiptare në Pistoia, struktura e një komuniteti në Integrim” është tema e takimit të komunitetit shqiptar të zonës me ministrin e Mirëqenies sociale Erion Veliaj, që do të mbahet në Pistoia më 16 maj në orën 19.00 në Sala Maggiore, Comune di Pistoia, Piazza Duomo.

Emigrantët në Itali, të integruar në shoqëri falë angazhimit personal të secilit prej tyre, janë një faktor i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor e ekonomik mes dy vendeve. Dhe jo vetëm kaq, ata mund të konsiderohen një faktor i i dobishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Por, nga ana tjetër, për emigrantët, këtë fetë të madhe të popullsisë, nevojiten edhe mbështetje e politika të posaçme nga qeveria shqiptare në mënyrë që të mbahen të forta lidhjet me atdheun e që prej tyre Shqipëria të përfitojë maksimumin e munfdshëm. Politika shqiptare duhet të ndërhyjë me shpejtësi e forcë, për shembull, për t’u dhënë atyre të drejtën e votës e për t’u ofruar mundësinë e mësimit të gjuhës shqipe që deri më sot u është lënë në dorë vullnetit të mirë të shoqatave, të ndërhyjë vazhdimisht pranë qeverive të vendeve të tjera, në Itali e Greqi në veçanti, për zgjidhjen e çështjes së penioneve, të lehtësojë “thithjen e trurit” e të informojë sa më mirë të rinjtë mbi mundësitë e punës që ofron tregu shqiptar, të nxisë jo vetëm sipërmarrësit italianë por edhe ata shqiptarë të investojnë në Shqipëri.

Të gjitha këto tema mund të diskutohen me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në takimin e hapur “Diaspora shqiptare në Pistoia, struktura e një komuniteti në Integrim” që do të mbahet në Pistoia më 16 maj në orën 19.30 në Sala Maggiore, Comune di Pistoia, Piazza Duomo, i organizuar nga rrjeti i sipërmarrësve shqiptarë në Itali, AssoAlbania, me pjesëmarrjen e Shkollës Shqipe Nënë Tereza të Pistoias, dhe përfaqësues nga të gjithë komuniteti zonës. në takim do të jenë përshëndesin edhe kryetari i Bashkisë së Pistoias Samuel Bertinelli dhe ambasadori Neritan Ceka.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)