Studentët e huaj. Më 3 shtator provimi i gjuhës italiane - Shqiptari i Italisë

Studentët
Më në fund, për të rinjtë që kanë vendosur të studiojnë në universitetet italiane, ka ardhur koha të marrin vizat. Më 3 shtator, provimi i gjuhës italiane

Romë, 23 gusht 2012 – Studentët e huaj që duan të ndjekin një universitet italian tashmë bëjnë gati vaalixhet. Pas paraqitjes së kërkesës së pararegjistrimit pranë ambasadave italiane në vendlindje, regjistrimi i mirëfilltë në universitet po afrohet.

Gjatë javëve të fundit, përfaqësitë diplomatike italiane kanë botuar listat e të rinjve që e kanë siguruar një vend në universitetet italiane dhe po u lëshojnë atyre vizat e hyrjes për studime. Pengesa e fundit për t’u kapërcyer në universitet është testi i gjuhës italiane dhe – nëse kanë zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur – provimi i pranimit.

Testi i gjuhës është caktuar për në 3 shtator, mënyrat e testimit ndryshojnë jo vetëm nga universiteti në universitet por edhe nga fakulteti në fakultet. Në universitetin La Sapienza të Romës, për shembull, fakulteti i Drejtësisë e provon njohjen e gjuhës italiane vetëm përmes një bisede, ndërsa në fakultetin e Mjekësisë, për të kaluar testin duhet lexuar një pjesë, të tregohet që eështë kuptuar prmes një quiz-i dhe të bëhet një diktim.

Vetëm kush do të kapërcejë testin do të mund të regjistrohet më në fund në universitet e të kërkojë një lejeqëndrimi për studime.

EP Stranieriinitalia.it

Lexo edhe:
Compagni di viaggio. La guida per gli studenti albanesi in Italia

Advertisement