Torino. Kodi fiskal në Universitet për studentët e huaj - Shqiptari i Italisë

Studentët
Zyra e tatim-taksave hap dy sportelle të përkohshme në dy universitetet e qytetit, në mënyrë që të huajt e sapoardhur të mund të marrin aty kodin fiskal pa qenë nevoja të shkojnë në zyra të tjera

Romë, 28 agosto 2012 – Edhe këtë vit të huajt që vijnë për të studiuar në Torino do të mund të marrin kodin fiskal drejtpërdrejt në universitet pa qenë nevoja të shkojnë në Zyrat e tatim-taksave.

Nga viti 2008 kur është vënë në funksionim një shërbim i tillë, rreth 3.300 studentë kanë mundur të marrin shpejt e pa radhë dokumentin fiskal falë një marrëveshjeje mes universiteteve dhe Zyrës së Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate). Kjo e fundit hap përkohësisht dy sportele në ambientet e Politeknikumit dhe të Universitetit për t’u lëshuar drejtpërdrejt aty kodin fiskal të huajve të saporegjistruar.

Lëshimi i kodit është një hap paraprak i domosdoshëm për studentët e huaj, jo vetëm për regjistrimin në Universitet por edhe për aspekte të tjera praktike të lidhura me qëndrimin e tyre në Itali. Kodi është i domosdoshëm për sigurimin shëndetësor, për kontratën e qirasë apo për blerjen e një sim card telefonike etj.

Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte: nga 27 gushti deri më 28 shtator (me orar 9-12) pranë Politeknikumit të Torinos; nga 3 deri më 30 shtator (me orar 9-13) pranë Qendrës së Regjistrimit të Universiteti të Torinos në Corso Regio Parco 134/A.

Advertisement