Universitetet italiane. Brenda 21 qershorit regjistrimet nga jashtë Italisë - Shqiptari i Italisë

Studentët
Kërkesat paraqiten pranë konsullatave, vendet në dispozicion shihen në internet. Kush do të studiojë mjekësi, odontoiatri, arkitekturë apo veterinari duhet të prenotojë edhe provimin e pranimit në fakultet brenda 7 qershorit

Romë, 30 maj 2013 – Mbyllen më 21 qershor pararegjistrimet nga jashtë Italisë të studentëve të huaj që duan të ndjekin një universitet, akademi apo konservator italian vitin e ardhshëm akademik.

Të rinjtë duhet të zgjedhin një kurs studimesh e një universiteti, të paraqesin kërkesën përmes konsullatave italiane dhe të presin vizën e hyrjes në Itali. Në faqet internet  www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ gjejnë formularët dhe udhëzimet, si edhe një listë të vendeve të vëna në dispozicion nga çdo universitet.

Kush ka zgjedhur një kurs studimesh me numër të mbyllur studentësh (Mjekësi e Kirurgji, Odontoiatri e Proteza dentare, Veterinari, Arkitekturë) duhet të ndjekë këtë procedurë por nuk duhet të harrojë që të të regjistrohet online, brenda orës 15 të 7 qershorit 2013, për testin e pranimit që do të mbahet në fund të muajit korrik.

Regjistrimi online për provimin e pranimit nuk është i vështirë. Mjafton të lidhen në www.universitaly.it, portal i krijuar nga ministria e Universitetit, të regjistrohet, e më pas të bëjë regjistrimin. Nga 20 maji 2013, në të njëjtin portal, të interesuarit mund të ushtrohen me testin.

Duhet thënë që universitetet italiane nuk janë shumë “tërheqëse”. Studentët e huaj në Itali janë rreth 80 mijë, mes atyre europianë e joeuropianë. Mbeten gjithmonë në vend të parë studentët shqiptarë me 11.668 të regjistruar (në vitin shkollor 2010-2011), edhe pse vërehet një rënie e ardhjeve të studentëve nga Shqipëria.

Sipas një studimi të European Migration Network Italy, numri i ulët i studentëve të huaj përcaktohet kryesisht nga vështirësitë administrative që ata hasin në Itali për të marrë e përtërirë lejen e qëndrimit, për mekanizmin e vështirë të njohjes së diplomave të studimit të marra jashtë Italisë, për vendet e pakta në dispozicion në konviktet e studentëve, për bursat e pamjaftueshme të studimit apo për mungesën e kurseve në gjuhën angleze.

Elvio Pasca

Advertisement