Universiteti italian. Ditët e fundit për dhënien e vizave - Shqiptari i Italisë

Studentët
Përfaqësitë konsullore duhet të japin vizat deri në 25 gusht. Më 2 shtator mbahet provimi i italishtes

Romë, 18 gusht 2014 – Një tjetër etapë në konsullatat për të gjithë studentët e huaj rezidentë jashtë Italisë që duan të vijnë këtu për studime në një universitet, akademi apo konservator. Brenda të hënës, 25 gusht, do të marrin vizat e hyrjes për studime në Itali.

Këtë afat për përfaqësitë diplomatike italiane e përcakton kalendari i përgatitur muaj më parë nga ministria e Arsimit me atë të Jashtme. Dhe është ndër të fundit e një serie afatesh që karakterizojnë procedurën e regjistrimit për në universitetet italiane.

Deri më 30 qershor, përfaqësitë ddiplomatike kanë mbledhur kërkesat e pararegjistrimit dhe ua kanë përcjellë universiteteve, që kanë rezervuar një numër vendesh në çdo kurs diplomimi për studentët e huaj që vijnë nga jashtë Italisë. Ndërsa të rinjtë e huajt që jetojnë që jetojnë në Itali mund të regjistrohen me të njëjtat kushte me të rinjtë italianë.

Brenda 25 gushtit, kalendari i sipërpërmendur parashikon “lëshimin e vizave të hyrjes” dhe dorëzimin kandidatëve “të dokumentacionit të studimeve të përkthyer, të legalizuar e të pajisur me deklaratën e vlefshmërisë”.

Falë vizës së hyrjes të rinjtë mund të hyjnë në Itali e më 2 shtator, më disa përjashtime, duhet të bëjnë testin e gjuhës italiane. Nëse e marrin atë, do të mund të regjistrohen në universitet dhe të marrin lejen e qëndrimit për motive studimi.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Advertisement