sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marrja e shtetësisë italiane nga ata që kanë lindur në Itali

Kush lind në Itali nga prindër të huaj mund të përdorë një rrugë preferenciale për t'u bërë shtetas italian, por…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Njëzetmijë euro dhe dy muaj kohë për të shpëtuar Alketin 14 muajsh

  • PDF

Ka vetëm dy muaj kohë për t’i shpëtuar jetën Alketit, foshnjes që gjendet aktualisht në jetimoren e Tiranës e që duhet operuar në Itali

Njëzetmijë euro dhe maksimumi dy muaj kohë. Janë këto limitet nga varet jeta e vogëlushit Alket i cili aktualisht ndodhet në jetimoren e Tiranës. 14 muajsh, fëmijë fryt i një përdhunimi, i lindur më një defekt në zemër. Jeta e këtij vogëlushi flokëverdhë duket si e destinuar të ketë një rrjedhë negative, një rrjedhë që tani shoqata Patronesse, e cila vepron pranë spitalit Salesi të Ancona, duket se ka vendosur t’i ndryshojë drejtimin. Operacioni është marrë përsipër nga specialistët e repartit të kardiokirurgjisë së spitalit rajonal Torrette.

Është hapur një llogari bankare pranë Unicredit me këto koordinata - Iban: IT17G0200802619000102099102. Sapo të mblidhet shuma e nevojshme fënija do të sillet në Itali dhe do të operohet brenda tre-katër ditësh. Drejtori i repartit të kirurgjisë Marco Pozzi, shpjegoi se tanimë bëhet fjalë për një luftë kundër kohës sepse nuk dihet se sa i i mbetet ende për të jetuar fëmijës, i cili ndodhet në këtë gjendje prej rreth një viti.

Nëse ai operohet me sukses dhe në kohë, jeta e tij do të ishte si e një fëmije normal dhe ka shumë mundësi që të adoptohet nga ndonjë familje italiane.

Ultimo aggiornamento Martedì 12 Giugno 2012 18:39