lun 20 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti12:42:40 PM GMT

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

40 mijë shoqata në listë për “5 për 1000”. Mes tyre edhe disa shqiptare

Botohet lista paraprake e enteve qe mund të zgjidhen nga taksapaguesit. Mes tyre edhe Scanderbeg e Parmës, Integra ONLUS e…

Click on the slide!

The Voice. Vullkani Elhaida Dani shpërthen në Adagio e shkon në gjysmëfinale

Këndon, emocionon e emocionohet, përlotet e meriton pa asnjë dyshim televotën e publikut. Për rjetet sociale në internet është The…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Mesazh racist në Twitter. Atletja greke nuk lejohet të marrë pjesë në Londër 2012

  • PDF

Voula Papachristou paguan shtrenjtë një batutë mbi emigrantët afrikanë, mushkonjat dhe ethet e Nilit. Tani kërkon falje: “Nuk doja të fyeja askënd”

“Me gjithë këta afrikanë në Greqi, mushkonjat që vijnë nga Nili perëndimor do të kenë ushqimin nga vendi i vet”. Kushedi sa ka hequr atletja greke në kërcim së gjati Voula Papachristou për t’u kualifikuar për në Olimpidat e Londrës, por i kanë mjaftuar pak rreshta në Twitter për t’i thërrmuar çdo shpresë të mundshme medaljeje.

Batuta mbi “Ethet e Nilit” (sëmundje që prek kafshët e njerëzit dhe transmetohet nga mushkonjat) është vlerësuar nga krerët e komitetit olimpik grek “në kundërshtim me vlerat dhe idetë” e Lojërave olimpike. Përfundimi është që Papachristou, kampione e vendit në kërcim së gjati “do të kapërcejë” pa marrë pjesë Lojërat e Londrës: është skualifikuar e nuk do të niset me delegacionin e vendit të saj.

“Jam e pikëlluar – shkruan tani në Facebook – nuk doja të ofendoja asnjë e aq më pak të nëpërkëmbja të drejtat njerëzore. Ëndrrat e mia janë të lidhura me Olimpiadat, nuk do të merrja dot pjesë po të mos respektoja vlerat e Lojërave. Nuk besoj në asnjë lloj diskriminimi, dëshiroj t’u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndier të fyer, grupit olimpik, dhe personave që kanë mbështetur karrierën time si atlete”.