sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Ministri i Brendshëm Cancellieri: “Italia nuk mund të bëjë sanatore një pas një”

  • PDF

Ministri i Punëve të Brendshme për Shqiptariiitalise.com. Leje qëndrimi të kushtueshme, por për të ndryshuar taksën, duhet ndërhyrja e Parlamentit

Romë, 15 qershor 2012 - "Kjo është një kohë shumë komplekse për vendin, kur kemi një përqindje shumë të lartë të të papunëve, edhe vendas" ndaj duhet menduar “për këta përpara hapjes së flukseve të reja dhe legalizimeve”.

Kështu deklaroi ministrja e punëve të brendshme  Anna Maria Cancellieri, e intervistuar në përfundim të konferencës “Imigracioni, një sfidë dhe domosdoshmëri" nga Shqiptariiitalise.com.
"Një vend - shtoi ajo - nuk mund të kalojë jetën nga një legalizim në tjetrin. Është shumë më i drejtë sistemi i flukseve përmes të cilit kush hyn, hyn rregullisht, ligjërisht. Legalizimet nuk janë zgjidhja e problemeve". E pyetur mbi nevojën e legalizimit të atyre që kanë një vend pune, Cancellieri u përgjigj se "është e komplikuar".

Shqiptariiitalise.com i kërkoi  ministres se ç’është bërë lidhur me lejet e qëndrimit në mënyrë që impakti i taksës së re të jetë më i vogël, siç kishte premtuar ministrja në shkurt.

"E kam premtuar  - u përgjigj ministrja - dhe në fakt është një problem që unë kam dhe që e kam për zemër sepse në të vërtetë janë shumë të shtrenjtë në krahasim me kohëzgjatjen që kanë. Por ka një ligj që e ka parashikuar e pra çdo ndryshim duhet të kalojë në Parlament ku duhet të kërkojmë një gjykim më shumë mbi afatet se sa mbi mënyrat, por për këtë po punojmë ".

Ultimo aggiornamento Venerdì 15 Giugno 2012 06:57