mer 22 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti01:01:32 PM GMT

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

Romë. Shqipëria sërish në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt

Ceremonia e hapjes së edizionit XV të turneut të futbollit për komunitetet e të huajve mbahet të shtunën më 25…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Karta blu për të huajt me kualifikim të lartë. Procedura on-line

  • PDF

Hyrje jashtë kuotave të flukseve, dhe një ‘super-lejeqëndrim’ për një kategori të gjerë profesionesh. Nga 8 gushti në faqet on line të ministrisë së Brendshme mund të paraqiten telematikisht kërkesat për nulla-osta punësimi për punonjës me kualifikim të lartë

Romë, 9 gusht 2012 – Kush dëshiron të marrë në punë një të huaj me kualifikim të lartë, tani mund të paraqesë kërkesë në sitin e ministrisë së brendshme për një autorizim punësimi duke i lejuar kështu të huajit të marrë Kartën Blu europiane, një ‘super-lejeqëndrim’, siç parashikon një ligj i miratuar nga Qeveria në qershor që më në fund pranon (me vonesë) direktivën 2009/50/BE, i ardhur në fuqi dje, më 8 gusht 2012.

Praktikisht nga dje në mëngjes është aktivizuar procedura telematike për nisjen e kërkesave sporteleve unike për imigracionin të prefekturave kompetente. Sipas shpjegimeve të Departamentit për Liritë qytetare dhe imigracionin të dhëna në një qarkore të datës 3 gusht, sipërmarrësit mund të kërkojnë nulla-osta për punësimin e të huajve të kualifikuar – në çdo çast të vitit, pa pritur të ketë dekret fluksesh, për të huaj me rezidencë jashtë Italisë apo të pranishëm në Itali, që futen në kategoritë e parashikuara nga norma mbi Kartën Blu europiane - duke u regjistruar në https://nullaostalavoro.interno.it.

Pasi kompletohet procedura e regjistrimit, shkohet në zonën “Richiesta moduli” (kërkesa e formularëve) ku mund të plotësohet formulari (Modulo BC) i kërkesës së autorizimit për punë për lëshimin e Kartës Blu BE.

Për përpilimin e formularit është e nevojshme të shënohen disa të dhëna të domosdoshme si kontrata e punës apo propozimi i kontratës, titulli i diplomimit i punonjësit dhe kualifikimi i lartë përkatës, rroga vjetore bruto (që nuk duhet të jetë më e ulët se trefishi i nivelit më të ulët të parashikuar për mospagimin e shërbimit shëndetësor, pra për këtë vit nuk duhet të jetë më e ulët se 3x8.263=24.789 euro) e më pas të shtypet butoni “Salva” për të vazhduar e kontrolluar më pas, dhe së fundi “Invio” për nisjen e kërkesës.

Pas lëshimit të autorizimit për punë – brenda 90 ditëve – i huaji duhet të marrë vizën, nëse është në atdhe, e të vijë në Itali, dhe të shkojë në Sportelin Unik për Immigracionin për të nënshkruar kontratën e qëndrimit e të kërkojë Kartën Blu BE.

K.B.

Shkarko: Qarkorja sqaruese mbi Kartën Blu europiane e ministrisë së Brendshme e datës 3 gusht 2012

Ultimo aggiornamento Giovedì 09 Agosto 2012 15:35