sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Një milion shqiptarë emigrantë në BE

  • PDF

 Jetojnë rreth 20 milionë emigrantë në Europë, shifër e barabartë me  4% të popullsisë së 27 vendeve të BE-së

shqiptarë-emigrantë-BEKomisioni Europian botoi raportin e tretë vjetor mbi azilin dhe emigracionin. Në të Shqipëria përmendet vetëm një herë: “Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve në BE me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin  Turqia (rreth 2,4 milionë), Maroku (përafërsisht 1,8 milionë) dhe Shqipëria (rreth 1 milion banorë)” lexohet në raportin e Brukselit, të paraqitur ditën e premte, më 1 qershor, nga Komisionerja për Punët e Brendshme në BE Cecilia Malmström.

Sipas këtij raporti në vitin 2011, gati 10% e emigrantëve të botës, rreth  20 milionë persona, shifër e barabartë me  4% të popullsisë së 27 vendeve të BE-së, banojnë rregullisht në këto vende.  Ndërsa në të gjithë botën numri i emigrantëve llogaritet të jetë 214 milionë.

Dokumenti thekson rëndësinë e fenomenit të emigracionit në zhvillimin e kontinentit të vjetër europian. “Edhe më një tregues papunësie rreth 10%, shkruhet në raport, shumë shtete anëtare kanë mangësi krahu pune në disa sektorë për arsye të ndryshme”. Nga një sondazh i Eurobarometrit, i paraqitur së bashku me raportin, 68% e europianëve mendojnë se emigrantët e rregullt duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta të qytetarëve europianë. Por vetëm 42% e të anketuarve mendon se emigracioni duhet nxitur edhe për të përballuar plakjen e popullsisë dhe mungesën e krahut të punës. Shumica e personave të pyëtur, 53% mendojnë se emigrazioni pasuron ekonomikisht dhe kulturakisht vendet pritëse.

Emigracioni ilegal gjatë vitit 2011 ka shënuar këto shifra: 343.000 personave u është mohuar mundësia e hyrjes në një vend të bashkimit Europian (-13% në krahasim më një vit më parë); 468.500 persona janë ndaluar pasi kanë arritur të hyjnë në mënyrë të paligjshme në një vend anëtar (në vitin 2010 kanë qenë 505.000).

Ultimo aggiornamento Lunedì 04 Giugno 2012 16:17