gio 23 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti07:44:01 AM GMT

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Kam kërkuar pasaportën e re në Konsullatë e kam kuponin e aplikimit. A mund të shkoj në Shqipëri?

  • PDF

Kam aplikuar në konsullatë e ende nuk e kam marrë pasaportën biometrike. A mund të shkoj në Shqipëri?

Kush ka aplikuar për pasaportë biometrike në Konsullatë të Milanos apo në zyrën konsullore të ambasadës në Romë, duhet të tërheqë dokumentin pranë të njëjtës zyrë. Nga ana tjetër kush shkon në Shqipëri me pasaportën e vjetër duhet të kthehet në Itali (apo në cilindo vend tjetër të botës) me pasaportën e re.

Për rrjedhojë kush ka aplikuar në zyrat konsullore, para se të niset për në Shqipëri duhet të tërheqë më parë dokumentin atje ku e ka kërkuar e pastaj të niset.

Këtë gjë konfirmon për Shqiptarin e Italisë edhe konsullja në Romë, Ervina Bendo, që shpjegon: “Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportën biometrike në Milano, Romë, Athnë apo Selanik, nuk mund të shkojnë në Shqipëri pa tërhequr më parë dokumentin, pasi në kufirin shqiptar kur të dalin nga Shqipëria do t'u kërkojnë pasaportën biometrike”. “Nuk na është dhënë ndonjë njoftim që mund të lejohen edhe vetëm me kuponin e aplikimit të pasaportave. – shton konsullja - Megjithatë logjikisht, edhe sikur të ishte dhënë një udhëzim i tillë, nuk lejohet nga shteti italian hyrja me pasaportat e vjetra”.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe: A mund të shkoj në Shqipëri përmes Kroacisë me pasaportën jobiometrike?

Ultimo aggiornamento Venerdì 03 Agosto 2012 13:06