mer 22 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti01:01:32 PM GMT

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

Romë. Shqipëria sërish në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt

Ceremonia e hapjes së edizionit XV të turneut të futbollit për komunitetet e të huajve mbahet të shtunën më 25…

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

‘Brain Gain’, konferenca rajonale mbi kthimin e studentëve që studiojnë jashtë shtetit

  • PDF

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: “Rikthimi në atdhe i  shumë personave të kualifikuar jashtë ka bërë të mundur një transformim të vendit”

Tiranë, 11 maj 2012 – Ka nisur punimet në Tiranë konferenca e dytë rajonale "Brain Gain", organizuar nga Ambasada e RF Gjermane për projektin e bursave të Bundestagut gjerman.

Programi i Bundestagut gjerman jep çdo vit rreth 120 bursa të rinjve nga 28 vende, që kanë një studim universitar. Ai ka objektiv nxitjen e marrëdhënieve bilaterale, të tolerancës, mirëkuptimit, larmisë kulturore dhe bashkëjetesën paqësore. Programi zgjat 5 muaj dhe që prej 10 vjetësh këtë mundësi e kanë pasur 33 bursantë nga Shqipëria, numri i të cilëve është në rritje.

"Kjo konferencë është mjaft e rëndësishme pasi prek një çështje nga e cila varet ndërtimi i vendeve tona, dhe programi i Bundestagut nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën sociale, politike e ekonomike", tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ftuar në konferencë që ftoi të rinjtë që studiojnë jashtë që të vijnë e të punojnë në Shqipëri.

"Largimi i personave të kualifikuar ishte një humbje e madhe dhe vendi u përball me mungesën e kapaciteteve, ndërsa sot Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të rëndësishme të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Sot është rritur numri i studentëve në universitete dhe shumë studentë studiojnë edhe në universitetet e Europës. Reformat e ndërmarra janë shoqëruar me rikthimin e shumë personave të kualifikuar në atdhe, rikthim që ka bërë të mundur një transformim të vendit", nënvizoi Topalli.

Ajo siguroi të rinjtë që studiojnë jashtë se ia vlen të kthehesh e të kontribuosh në Shqipëri. "Po ia vlen të kthehesh në Shqipëri. Vendi është një hap drejt integrimit në BE dhe kur kjo të ndodhë ju do të jeni krenarë dhe do të thoni edhe unë dhashë kontribut për vendin", u shpreh Topalli.

Lexo edhe:
Studentët: A ia vlen të kthehesh në Shqipëri?

Ultimo aggiornamento Venerdì 11 Maggio 2012 15:37