sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Marrja e shtetësisë italiane nga ata që kanë lindur në Itali

Kush lind në Itali nga prindër të huaj mund të përdorë një rrugë preferenciale për t'u bërë shtetas italian, por…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”

  • PDF

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNODC), mbetet një ndër arteriet e trafikut të drogës

OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNODC), Yury Fedotov ka vizituar për herë të parë Shqipërinë ku takoi eksponentët më të lartë të vendit: kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe atë të Punëve të Brendshme Bujar Nishani.  Më pas në faqen zyrtare kjo zyrë ka botuar një sërë të dhënash dhe rezultatet e vizitës.

Në komunikatë lexohet se po punohet për arritjen e një bashkëpunimi të ngushtë me të gjitha vendet që bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “zinxhir të heroinës” dhe se duhen prerë arteriet e trafikut të drogës, të vlerësuara rreth 2 miliardë dollarë në vit për grupet e krimit të organizuar në rajonin e Ballkanit.

Zoti Fedotov vlerëson masat që Shqipëria  ka ndërmarrë për ta luftuar krimin dhe ka diskutuar mbi mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me UNODC.

Kjo Zyrë e konsideron Shqipërinë si një vend transit jo vetëm për heroinën e sjellë nga Afganistani që hyn në Evropën Perëndimore, por edhe si një nga portat kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. E shifrat janë marramendëse: vlerësohet se në vitin 2009 rreth 60 ton heroinë, me një vlerë tregu prej rreth 13 miliardë dollarë, janë kontrabanduar nëpërmjet Evropës Jug-Lindore.
UNODC do të vendosë qendra veprimi për Programin e Kontrollit të Konteinerëve në portin e Durrësit dhe në Bar të Malit të Zi, për të forcuar kontrollet në këto mjete transporti që mendohet se përdoren për të shpërndarë drogën nga Afganistani si dhe materiale të tjera të paligjshme.

Ultimo aggiornamento Giovedì 14 Giugno 2012 11:48