ven 24 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti07:20:37 PM GMT

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Elhaida Dani finaliste e The Voice Of Italy

Dëshira e mijëra admiruesve të 20vjeçares nga Shkodra tani është realitet: Elhaida Dani është në finale me 110 pikë kundrejt…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Shqiptarët blejnë shtëpi të vogla ose i marrin me qira

  • PDF

Edhe pse çmimet e apartamenteve kanë rënë mesatarisht me 20%, në Tiranë këtë periudhë, kërkesa për blerje është në kuota shumë të ulëta. Blihen banesa të vogla me çmime 40.000-70 000 euro, kryesisht në zonat e periferisë që kanë edhe infrastrukturë të rregulluar

Tiranë, 25 qershor 2012 - Shqiptarët nuk rrezikojnë me shpenzimin e parave për banesa të shtrenjta, por zgjedhin të blejnë më shumë apartamente të vogla se sa apartamente më të mëdha e më të mira në zonat rezidenciale. 3-mujori i parë karakterizohet gjithashtu edhe nga një rritje me rreth 10 % të kërkesës për qira, krahasuar me gjysmën e parë të 2011-tës.

Rritja e kërkesave për pasuri të paluajtshme në tregun imobiliar vazhdon të pësojë ndryshime në funksion të pritshmërisë së konsumatorëve, gjendjes së tyre ekonomike dhe kontekstit të përgjithshëm social-ekonomik që karakterizon vendin. Ndryshe nga tregu i shitblerjes është në rritje kërkesa për banesa me qira, që sipas sektorit imobiliar ky trend vijon i qëndrueshëm që nga viti 2000. 

Sipas agjentëve imobiliarë, kërkesat për shitblerje të apartamenteve të mëdha janë ulur me rreth 10%, ndërsa blihen banesa të vogla me çmime 40.000-70 000 euro, kryesisht në zonat e periferisë që kanë edhe infrastrukturë të rregulluar. Edhe pse çmimet e apartamenteve kanë rënë me 20% në varësi të zonave, në Tiranë këtë periudhë, kërkesa për blerje është në kuota shumë të ulëta.

Ndërtuesit gjykojnë se struktura e tregut të ndërtimit ka ndryshuar pasi është ulur niveli i blerjeve të banesave nga emigrantët, ndërsa nga sistemi bankar nuk jep shenja lehtësimi në dhënien e kredive për shtëpi. 

Tirana paraqitet më keq me volumin e shitjes së banesave edhe pse ka numrin më të madh të tyre në shitje, ndërsa blerjet janë rritur në qytetet e tjera për çmimet më të ulëta që kanë.
Statistikat e INSTAT-it për një treg pozitiv të ndërtimit në 2011 sipas ndërtuesve lidhet me rritjen e shitjeve në rrethe dhe jo në Tiranë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë ulje të nivelit të kredive për shtëpi dhe në 3-mujorin e parë, miratimi i kredive të qytetarëve për të blerë shtëpi shënoi rënien prej 21.4% .

Legalizimi i ndërtimeve me hipotekë ka ndikuar në rritjen e shitblerjes së banesave, kryesisht për apartamentet e vogla. Sipas agjencive imobiliare në Tiranë, shitjet në 3-mujorin e parë 2012 u rrit 50 % më shumë nga e njëjta periudhë e 2011-tës. (ATSh)

Ultimo aggiornamento Lunedì 25 Giugno 2012 09:20