mer 22 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti01:01:32 PM GMT

Click on the slide!

Romë. Shqipëria sërish në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt

Ceremonia e hapjes së edizionit XV të turneut të futbollit për komunitetet e të huajve mbahet të shtunën më 25…

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Miratohen në Kuvend ndryshimet në qeveri

  • PDF

Me zgjedhjen e Nishanit president të vendit, kryeministri Berisha zgjedh jo vetëm një ministër të ri të Brendshëm por ndërron edhe titullarë të tre ministrive të tjera

Tiranë, 28 qershor 2012 – Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten dekretet e emërimit të Presidentit të Republikës për disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të propozuara nga kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi miratoi dekretet e shkarkimit të Bujar Nishani nga posti i ministrit të Brendshëm, i cili u zgjodh në postin e Presidentit të Republikës; të z. Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, të Nasip Naços nga posti i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, me votat e deputetëve të maxhorancës Kuvendi miratoi emërimin e z. Flamur Noka në postin e ministrit të Brendshëm; të Vangjel Tavos, në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Edmond Haxhinastos, zëvendëskryeministër, në postin e ministrit të Ekonomisë, të Tregtisë dhe të Energjetikës, si dhe të Edmond Panaritit, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. 

Kuvendi rizgjodhi sot Nasip Naçon në postin e nënkryetarit të parlamentit, post të cilin e mbante para se të shkonte ministër i Ekonomisë.  

Protestat e Aleancës KuqeZi

Para nisjes së seancës plenare, aktivistë të Aleancës deklaruan se emërimi i Vangjel Tavos në postin e ministrit, është një tradhti që bëhet ndaj Çamërisë, pasi po dërgohet në qeveri një ministër grek.
“Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë sot provokimin e radhës që kryeministri Berisha i bën qytetarëve shqiptarë. Në javën e Çamërisë, ai propozon ministrin e Greqisë. Berisha me Vangjel Tavon e çon në 20% përfaqësimin grek në qeveri. Emërimi i grekut Tavo si ministër është një tradhti dhe provokim për kauzën çame pikërisht në javën dhe në përvjetorin e masakrave greke ndaj çamëve” deklaroi për mediat përfaqësuesi i Aleancës Augent Xhaferaj.
 

Ultimo aggiornamento Giovedì 28 Giugno 2012 18:13