ven 24 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Sekuestrohen ARMO e AMRA oil të Rezart Taçit për llogari të Azerbajxhanit

  • PDF

ARMO dhe AMRA oil, i kanë borxh Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, 75 milionë euro. Gjykata e Tiranës vendos sekuestrimin e pronave dhe të llogarive të shoqërive

Sekuestrohen pasuritë e patundshme dhe llogaritë rrjedhëse të rafinerisë së naftës ARMO dhe të shoqërisë AMRA oil, të sipërmarrësit Rezart Taçi. Po ashtu, janë sekuestruar edhe pronat e patundshme të bankës Credins.

E ka vendosur gjykata e Tiranës me vendimin nr. 468 të 3 gushtit duke pranuar një kërkesë të paraqitur nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, me aksioner shumice shtetin, e cila i kërkon biznesmenit shqiptar t’i kthejë 75 milionë euro plus interesat. Shuma ishte depozituar nga IBA në Credins në nëntor 2008 pasi banka e Azerbajxhanit dëshironte t’i investonte ato para në privatizimin e ARMO-s, që në të vërtetë e mori Taçi, praktikisht duke përdorur edhe paratë e bankës së Azerbajxhanit të transferuara në bankën shqiptare.

Sipas vendimit të gjykatës, mësohet se gjykata ka provuar se shuma e përmendur më sipër është depozituar në bankën “Credins” në tre këste, më 18, 19 dhe 21  nëntor 2008. Nga provat e depozituara para gjykatës rezulton se AMRA Oil deri më sot i ka kthyer bankës IBA vetëm një shumë prej 1,5 milion eurosh, në korrik 2010

Në këto kushte, IBA ka njoftuar qoftë shoqërinë AMRA Oil sh.a. qoftë  bankën “Credins” të përfshirë në transaksion, për detyrimin e tyre dhe kërkon kthimin e menjëhershëm të të gjithë vlerës së detyrimit së bashku me interesat dhe fitimin e munguar në vlerën totale prej 115 milionë eurosh. Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare nga debitorët, banka shtetërore azerbajxhanase i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për “Marrjen e masës së sigurimit të padisë”, kërkesë që gjykata e ka pranuar duke vendosur masën e sekuestrimit për qëllim ruajtjeje të të e patundshme të Bankës Credins dhe të llogarive bankare e prinave të patundshme të rafinerisë së naftës ARMO dhe të AMRA oil në Shqipëri.

Rezart Taçi, siç kujton edhe ANSA, është i famshëm në Itali për tentativën e blerjes së ekipit të Bolonjës, ndërkohë që në sezonin e fundit futbollistik ishte një nga sponsorët premium të AC Milan.

Shkarko vendimin e Gjykatës së Tiranës

Ultimo aggiornamento Giovedì 09 Agosto 2012 20:06