mar 18 giugno 2013

Ultimi aggiornamenti08:00:00 PM GMT

Click on the slide!

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës

Më 2 qershor përfaqësues shoqatash kanë organizuar në Parma një tavolinë të rrumbullakët me temë “E drejta e votës dhe…

Click on the slide!

Roland Sejko: "Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi"

Parla il regista di "Anija, la Nave" il documentario sull’esodo degli anni novanta che ha vinto il David di Donatello…

Click on the slide!

Përurohet tuneli i Kërrabës

Punimet me vlerë prej  101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizuan në…

Click on the slide!

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Nga leja e qëndrimit te shtetësia, nga shërbimi shëndetësor te çështje që lidhen me tregun e punës, për çdo dyshim…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Altin Hoxha “syakulli” kthehet sërish në Itali

  • PDF

Ekstradohet në Itali ‘burri me sy të akullt’, i famshëm për arratisjen e tij nga burgu Regina Coeli i Romës, i arrestuar në Shqipëri

Mbërrin sërish në Itali, këtë herë në pranga, Ali Islamaj, i njohur në Itali me emrin in Altin Hoxha. 28 vjeçari shqiptar bëri bujë me arratisjen e tij në janar të këtij viti nga burgu Regina Coeli, në qendër të Romës. Pas sharrimit të hekurave të dritares, i burgosuri shqiptar kishte zbritur në oborr të burgut dhe me pas pati kapërcyer murin rrethues në një pikë ku nuk ka pasur roje. Ai kishte përdorur thjesht çarçafët si litarë dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në atë kohë dëshmuan një arratisje fare të lehtë, duke shkaktuar polemika të mëdha e duke u kthyer në një makth të vërtetë për forcat e rendit.

Altin Hoxha konsiderohet si person me rrezikshëmri të lartë në Itali. Për shkak të egërsisë dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali e për shkak të ngjyrës së syve, njihej me nofkën ‘burri me sy të akullt’. Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar për të një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë, shqiptarë të arrestuar nga policia, kishte kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksoze në qytete të ndryshme të Italisë. Sipas hetuesve vjedhjet e para të kësaj bande kanë nisur në maj të vitit 2010 dhe janë karakterizuar nga metoda të ashpra kundër pronarëve të vilave. Viktimat, pasi u merreshin paratë rriheshin rëndë dhe kërcënoheshin me armë. Më 19 janar të vitit të 2011 në lokalitetin Brufa të Perugias u grabit edhe trajneri Cosmi. Pikërisht ndihma e tij kanë qenë e vyer për hetuesit, sepse trajneri kishte dhënë elementë me vlerë mbi fizionominë e personave që e kishin vjedhur, dhe veçanërisht për Altin Hoxhën. 

Por kalojnë gati dy muaj e gjysmë përpara se ai të kapej në një fshat të vogël të Vlorës.  Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes skuadrës speciale të Romës dhe Interpol Tiranës. I kërkuar me emrin Altin Hoxha, me të cilin e njihte drejtësia italiane, u arrestua me emrin Ali Sinan Islamaj (që me sa duket është edhe emri i vërtetë i tij), i lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë . Pas masës së “burgut pa afat” të dhënë nga Gjykata e Vlorës, autorizohet ekstradimi i tij dhe transferimi në Itali.

Ultimo aggiornamento Venerdì 15 Giugno 2012 12:51