mar 21 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti06:21:40 AM GMT

Click on the slide!

The Voice. Vullkani Elhaida Dani shpërthen në Adagio e shkon në gjysmëfinale

Këndon, emocionon e emocionohet, përlotet e meriton pa asnjë dyshim televotën e publikut. Për rjetet sociale në internet është The…

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

40 mijë shoqata në listë për “5 për 1000”. Mes tyre edhe disa shqiptare

Botohet lista paraprake e enteve qe mund të zgjidhen nga taksapaguesit. Mes tyre edhe Scanderbeg e Parmës, Integra ONLUS e…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Fatkeqësi në punë. Viktima Jahir Palushi

  • PDF

Për vdekjen në punë të 42 vjecarit kosovar, hetohen ndërmarrjet per te cilat punonte

Romë, 22 shtator 2011 - Dy ndërmarrje janë në shënjestrën e hetimeve mbi vdekjen në punë të kosovarit Jahir Palushi. Javën e kaluar 42 vjeçari humbi jetën i shtypur nga një eskavator i vogël i drejtuar nga një koleg i tij. E përditshmja "La Gazzetta di Reggio" shkruan se teknikë të Ausl po shqyrtojnë nëse ka përgjegjësi penale nga ana e pronarit të eskavatorit apo nga ana e firmës “Green Service” ku ishte e punësuar viktima. Nuk dihet ende nëse platforma ku duhet të rrëshqiste escavatori ishte e mbërthyer mirë siç duhej dhe nëse Jahir Palushi ndodhej në një distancë të përshtatshme sigurie.

Më 15 shtator kosovari po punonte bashkë me një koleg për pastrimin e një rezervuari privat në San Bartolomeo (Reggio Emilia). Aksidenti ka ndodhur gjatë manovrës së një eskavatori të vogël, që në gjuhën teknike quhet bobcat. Ai duhej të zbritej nga një automjet, nëpërmjet një platforme të pjerrët prej hekuri. Për arsye që ende nuk dihen, platforma ka lëvizur dhe eskavatori ka rënë në të djathtë duke shtypur kosovarin. Ai ka ndërruar jetë menjëherë dhe qe e kotë ndërhyrja e ndihmës shëndetsore.

Jahir Palushi lë gruan dhe katër fëmijë në moshën 5 deri 12 vjeç.

Ultimo aggiornamento Giovedì 22 Settembre 2011 18:10