ven 24 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti07:20:37 PM GMT

Click on the slide!

Elhaida Dani finaliste e The Voice Of Italy

Dëshira e mijëra admiruesve të 20vjeçares nga Shkodra tani është realitet: Elhaida Dani është në finale me 110 pikë kundrejt…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Eurovision. Nishliu në vend të pestë falë televotës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë

  • PDF

Rona Nishliu është vlerësuar me më shumë pikë nga Italia (12 pikë), San Marino (12 pikë), Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Belgjika (10 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnje-Hercegovina (6 pikë), por edhe nga Finlanda (6 pikë) e Turqia (5 pikë)

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu është pozicionuar e pesta me 146 pikë, mes këngëtarëve nga 26 shtete që konkurruan në natën finale në Eurovizion, duke i dhënë kështu mundësinë Shqipërisë të shkojë direkt në finale vitin që vjen. 

Nishliu u ngjit e treta në  skenën Crystal Hall në Baku të Azerbajxhanit duke interpretuar me zërin e saj të fuqishëm këngën “Suus” në finalen të Eurovizionit, mbrëmjen e djeshme. Ajo është përfaqësuesja e parë e Shqipërisë që e ka pozicionuar vendin kaq lart në klasifikim, pas këngëtares Anjeza Shahini. 

146 pikët e mbledhura nga Nishliu janë rezultat i televotës së emigrantëve pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që Italia, për shembull, i dha këngës Suus të kënduar nga Rona Nishliu maksimumin e pikëve. Shqipëria mori shumë pikë edhe nga vende të tjera ku shqiptarët nga të gjitha trevat janë komunitete të mëdha. është vlerësuar me më shumë pikë nga San Marino që i ka dhënë këngëtares Nishliu 12 pikë, Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Italia (12 pikë), Belgjika (10 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnje-Hercegovina (6 pikë), por edhe nga Finlanda (6 pikë) e Turqia (5 pikë).

Rona Nishliu ka interpretuar e vetme në skenë baladën e saj, të shkruar nga vetë ajo dhe të kompozuar nga Florian Boshnjaku, pa nevojën e një zëri të dytë.

Kënga është regjistruar në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork. Rona Nishliu interpretoi e para në natën e parë të Eurovizionit dhe është përzgjedhur më pas për në finale së bashku me shtete si, Turqia, Rusia, Suedia, Hungaria, Gjermania, Franca, San Marino, Greqi, Italia, Spanja, Maqedinia, Serbia, etj.

Rona Nishliu interpretoi e para në natën e parë të Eurovizionit dhe është përzgjedhur më pas për në finale së bashku me shtete si, Turqia, Rusia, Suedia, Hungaria, Gjermania, Franca, San Marino, Greqi, Italia, Spanja, Maqedinia, Serbia, etj.

Këngëtarja Rona Nishliu  është përzgjedhur për në Eurovizion nga edicioni i 50-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizion, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë për herë të nëntë  në festivalin më të madh të këngës europiane pas këngëtarëve si: Juliana Pasha, Luiz Ejlli, Ledina Çelo, Kejsi Tola, Frederik Ndoci, Anjeza Shahini, Aurela Gaçe, etj.

Ky ishte edicioni i 57-të i Eurovizionit që u mbajt në datat  22 deri 26 maj në Azerbajxhan. Festivalin e fitoi Suedia me këngën tekno-pop ''Euforia'' nën interpretimin e Loreen. Grupi "Buranovskije Babushki" i gjashtë gjysheve ruse fitoi vendin e dytë. Më pas u renditën Serbia, Azerbajxhani dhe Shqipëria, që fitojnë hyrjen e drejtpërdrejtë në finalen e vitit të ardhshëm, që sipas rregullit të këtij festivali do të zhvillohet në Suedi, vendi fitues i këtij viti.

Ultimo aggiornamento Domenica 27 Maggio 2012 17:23