Tirana e kujtimeve të Arben Imerit, një shqiptari të Italisë - Shqiptari i Italisë

Kulturë
Në një përmbledhje tregimesh, autori Arben Imeri sjell copëza jete nga qyteti i tij Tirana dhe këto ia përcjell lexuesit në këtë vëllim, ndërkohë që ai jeton jashtë Tiranës, jashtë Shqipërisë.
Autori është emigrant në Itali, ardhur me anijen e njohur panameze të eksodit të 1991-shit. Aktualisht jeton në Reggio Emilia.  
Nga Adela Kolea

Mbarova se lexuari librin “Une banoja ne Tirane” te autorit Arben Imeri.
Faktoret qe me shtyne apo me ngjallen kureshti qe ta merrja hua per lexim nga nje i aferm kete liber? Tirana, emeruesi yne i perbashket. Dhe emigracioni gjithashtu, perse jo.

M’u  krijua, qe ne faqet e para, ne impakt te pare, nje pershtypje: ajo e mbetjes “pa ze”. Dikush mund te me pyese: si, “pa ze”? Mos do te thuash “pa fryme”?

Unë banoja në Tiranë
“Unë banoja në Tiranë”
Autor:  Arben Imeri
Botimet  Toena  2014

Jo, jo, “pa fryme”, por thjesht “pa ze”, e kjo e ka nje pergjigje: pergjate leximit te tregimeve ne fjale, - e leximi jo me ze, kuptohet -  m’u krijua pershtypja sikur nuk po lexoja, por po flisja edhe une, po pohoja pas çdo leximi: “ Edhe une kam lindur e kam banuar ne Tirane!” e, jo vetem: “e kam perjetuar edhe une kete dukuri! E kam njohur edhe une nje person te tille! E kisha edhe une ne lagje nje person te tille, nje stereotip te tille! Ne kete tregim, ti,  po “ecen” neper rruget e lagjes sime..”.

Ndaj, per kete arsye, leximi i ketij libri, kthehet ne nje “bashkebisedim” me autorin – sidomos per tiransit – per perjetimet e dukurive, konteksteve te ngjashme, shume te ngjashme, per shkembimin e tyre. Kuptohet, autori i jep interpretimin subjektiv, ne pershtatje me jeten e tij, me personalen, por, ky kthehet ne nje liber te gjithkujt –e per  tiranas kryesisht – per emeruesin e perbashket: Tiranen, brezin perkates dhe gjithçka qe lidhet me jeten shoqerore perkatese.  Nuk po permend jeten politike, ne vartesi te se ciles funksiononte edhe ajo shoqerore, pasi  kete argument, te pakten ne kete rast, mundohem ta shmang, per “alergjine” qe me shkakton…

I shkruar me nje shqipe te paster, te ruajtur te paprekur nga ndikimet e emigracionit, me nje regjister joformal, me shprehje aty-ketu ne zhargonin kryeqytetas, nepermjet sjelljes ne forme te shkruar te nje  ligjerimi  bisedor te thjeshte, kuptueshmeria e tij behet e shumefishte edhe per ate qe jo detyrimisht ka banuar ne Tirane, por, kthehet ne gjitheperfshires te copezave te jetes se shoqerise shqiptare te asaj kohe perkatese, te viteve ’80 pergjithesisht, te kohes qe parapriu  dukurine e emigracionit masiv shqiptar.

Perceptoj ndjeshmeri te veçante tek autori, jo vetem ne sjelljen e detajuar te momenteve te lidhura me femijerine e tij, permendet mosha e kopshtit me nje kujtese te hekurt, adoleshenca, rinia e pare, kujtohen jo vetem dukuri te lidhura me ate vete, por jep pershtypje edhe per personazhe qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, kane qene bashkudhetare te jetes se tij ne ato vite te kaluar ne Tirane, e , secili , i pershkruar ne imtesi, si ne aspektin fizik, edhe ne profilin psikologjik.

Personave te tille, qe sjellin keto copeza kujtimesh ne leter, shpesh u atribuohet karakteristika e “nostalgjikut”.
Ketu ka dy kendveshtrime: dikush i veren ata, si te lidhur me teper me te shkuaren, sesa me te tashmen, dikush i vlereson per ndjeshmerine, dhe per faktin qe nuk mohojnë rrenjet, te shkuaren, perkundrazi i risjellin ato ne vemendjen edhe te te tjereve e cilesohen si persona qe, duke njohur e mos mohuar te shkuaren e tyre, i hedhin ne menyre me te qarte hapat per te tashmen, edhe per te ardhmen e tyre.   Ketij cilesimi te fundit i bashkohem edhe une.

Sepse, ne radhe te pare,  edhe une shkruaj e parapelqej te sjell here pas here episode te se shkuares sone ne Tirane. Ndoshta kjo deshire na shumefishohet   edhe prej largesise ne te cilen ndodhemi tashme nga Tirana jone. Nuk e di nese do te kisha shkruar edhe une ne kete profil, nese do te jetoja brenda Shqiperise, apo ne Tirane edhe sot.

Dikush me ka thene nje here: “mos shkruaj me per keto gjera, pasi, na i merr vesh edhe italiani keto detaje te se shkuares sone atje...”
E meshirova pak ate person te them te drejten, pasi verejta ne te, nje sens inferioriteti te papare.

Dhe, per disa gjera qe njeriu ndien qe t’i shkruaje – ai qe ka pasion shkrimin – nuk ka pershtypje qe ta demotivoje, qe ai te mos vazhdoje rrugen e tij te krijimtarise, brenda dimensionit te tij, brenda stilit te tij. Stili mbetet diçka krejt personale fundja dhe ketu qendron edhe dallimi i njeriut nga njeriu – edhe ne komunikimin e perditshem – edhe ai i nje krijuesi nga nje tjeter.

Ne te tilla raste, perpara tipologjise se ketyre shkrimeve, lexuesi, perveç kenaqesise ne lexim – qe kjo mund te jete relative, pasi secili ka shijet e veta – duhet te falenderoje autorin, per faktin qe ai me zemergjeresi e guxim, shperndan me lexuesit, me te njohur e te panjohur, copeza jete te tij, ndjesi te tija, perjetime te tija dhe qe i dhuron ndonje flete nga “ditari” i tij personal gjithkujt… 
Suksese autorit!