Angela Merkel, gruaja më e pushtetshme në botë - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Sipas klasifikimit vjetor të revistës amerikane Forbes, është kancelarja gjermane gruaja më me pushtet në botë, me më shumë se Hillary Clinton apo Mishelle Obama

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet gruaja më me pushtet në botë, përpara sekretares së Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton dhe presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, sipas klasifikimit vjetor të revistës amerikane ''Forbes''.

Merkel, 58 vjeçe, është ''gruaja e hekurt'' e Bashkimit Evropian dhe aktorja kryesore në krizën ekonomike të eurozonës. Është hera e pestë në gjashtë vjet që kjo revistë rendit Merkelin si gruan më me pushtet në botë.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, ndodhet në vendin e tetë në listën e 100 grave më të pushtetshme të botës, në klasifikimin ku mbizotërojnë gratë e biznesit, por edhe të politikës, mediave, teknologjisë, modës, botës së spektaklit dhe të organizatave bamirëse.

Ndër njëqind gratë më të pushtetshme të botës, 11 janë evropiane mes të cilave edhte Mbretëresha Elisabeta II (vendi i 26-të), apo italiania Miuccia Prada (vendi i 67-të).

Dhjetë të parat në klasifikim janë:

1 – Angela Merkel, kancelarja gjermane
2 – Hillary Clinton, sekretare e Departamentit amerikan të Shtetit
3 – Dilma Rousseff, presidente e Brazilit
4 – Melinda Gates, bashkëpresidente e fondacionit ''Bill dhe Melinda Gates''
5 – Jill Abramson, drejtoresha e redaksisë së gazetës ''New York Times''
6 – Sonia Gandhi, presidente e Partisë indiane të Kongresit
7 – Michelle Obama, zonja e parë e SHBA-së
8 – Christine Lagarde, drejtoreshë e FMN-së.
9 – Janet Napolitano, sekretare e Departamentit të Sigurisë kombëtare të ShBA-së
10 – Sheryl Sandberg, Drejtor ekzekutiv Facebook

Lista e plotë e 100 grave më të pushtetshme të botës