Austri. Autoritetet konfiskojnë shtëpinë e lindjes së Hitlerit - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Qeveria austriake vendosi sot të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori nazist, Adolf Hitler, në një përpjekje për të ndalur njëherë e mirë pelegrinazhin e neonazistëve aty.
Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëhet më pas me këtë shtëpi në Braunau am Inn, ku Hitleri u lind më 20 prill 1889. E ardhmja e saj po diskutohet nga një komision historianësh me 12 ekspertë.
Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka kërkon shkatërrimin e saj, ndërsa kancelari Christian Kern thotë se shkatërrimi i saj mund të sjellë probleme praktike siç është trashëgimia historike. Një tjetër zgjidhje që po merret në konsideratë është khimi i shtëpisë në muze apo diçka të ngjashme në mënyrë që ndërtesa të humbasë simbolikën e saj politike.

 

Advertisement