Barazimi Shqipëri - RFGj, ndër rezultatet më të papritura të kualifikimeve evropiane - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
UEFA jep dhjetë rezultatet më të bujshme e të papritura në kualifikimet evropiane ndër vite. Mes tyre edhe rezultati 0-0 i  vitit 1967 me Republikën Federale të Gjermanisë, nënkampione e botës

Romë, 22 shkurt 2014 – Hidhet nesër në Nicë shorti i kualifikimeve Evropiane për UEFA EURO 2016, e me këtë rast, Uefa.com kthen kokën pas ndër vite e peshkon rastet më të bujshme kur skuadra “të vogla” kanë bërë historinë me rezultate të papritura që kanë frenuar “të mëdhatë”.

Ja cilat janë të renditura sipas viteve:

Luksemburg – Holandë 2-1 (30/10/63)
Pas rezultatit të ndeshjes së parë 1-1, Holanda është gjithsesi ajo që jepet si fituese pa problem e ndeshjes së kthimit. Por duke befasuar këdo, Luksemburgu i udhëhequr nga futbollisti më i mirë i historisë së vendit Louis Pilot mund “të madhen” Holandë.

Shqipëri – Republika Federale e Gjermanisë 0-0 (17/12/67)
Për sportdashësit shqiptarë kjo është një datë historike. Kombëtarja shqiptare ndali në Tiranë vrullin e skuadrës së Helmut Schön, asokohe nënkampione e botës. Shqipëria nuk fiton, por ai barazim ka mbetur i pashlyer në historinë e futbollit shqiptar, për atë që i kushtoi kundërshtarit: RFGj nuk arriti të kualifikohej në finalet e Evropianit 1968 që u mbajt në Itali. “Festuam atë rezultat të papritur për një muaj, si të kishim fituar Kupën e Botës” ka deklaruar Panajot Pano, numri 10 i kuqezinjve.

Ndeshjet e tjera me rezultate të papritura të numëruara nga UEFA janë:

Islanda – Gjermania Lindore (RDGj) 2-1 (05/06/75)

Malta – RFGj 0-0 (25/02/79)

Ishujt Faroe - Austria 1-0 (12/09/90)

Galles – Germania 1-0 (05/06/91)

Itali – Lituani 1-1 (02/09/06)
As dy muaj nga fitorja e 9 korrikut që e kurorëzoi Kampione të Botës për të katërtën herë, Italia nis ndeshjet për kualifikimin në Evropianin e vitit 2008. Në fushë të saj – luhet në Napoli – dhe me një skuadër që, teorikisht, ishte “e vogël” para të mëdhenjve që akoma vazhdonin festimet. Fakti është që kapiteni i Lituanisë shënon golin e avantazhit që në minutën 21°, brenda 9 minutave përgjigjen italianët me një gol të Filippo Inzaghit, por për një orë tjetër që mbetet kampionët nuk arrijnë të bëjnë golin e fitores.

Irlanda e Veriut – Spanjë 3-2 (06/09/06);

Lihtenštajn – Islandë 3-0 (17/10/07);

Francë -Biellorussi 0-1 (03/09/10).

Shqiptari i Italisë

Leggi tutto su Uefa.com: Dieci risultati a sorpresa nelle qualificazioni EURO

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)