Berisha hesht e ‘braktis’ faqen e tij Facebook - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Heshtja e Sali Berishës pas zgjedhjeve vazhdon. Vërehet edhe në faqen e tij të rrjetit social facebook që tashmë duket se ka mbetur në dorë të fatit.

Shënimi i fundit i Berishës është ai i datës 23 që thotë “Fitoreeeeeeeee! Nr. 44 ju pret te gjitheve! Nr. 44 pret çdo vote! Perpara drejt fitores! Sb”. Nëse deri të dielën  censurës nuk i kalonte as komenti më i vogël kritikues, sot është i mbushur me komente nga mijëra vetë, shumica përkrahës të PD por ka edhe nga ata që shprehin kënaqësinë për humbjen e thellë.

Atyre që thonë se “shqiptarët nuk meritojnë rrugët, tunelet e ndërtuara prej Berishës” dikush numëron shkaqet e humbjes së PD-së: “U ndeshkove Sali per gjithe te rinjte e '90 qe donin ndryshimin, u ndeshkove per piramidat, u ndeshkove per '97, u ndeshkove per puçin e '98, per Gerdecin, per 21 Janarin, per te perndjekurit politike qe i preve ne bese, per Fazlliçin qe deshe t'i shisje Shqiperine 1 euro, per detin qe desh ia dhe grekut, per miliardat e sat bije Argites, per ministrat e tu qe kurre nuk dhane doreheqjen edhe pse e sakatuan kete milet, u ndeshkove Sali.....te pakten disfaten pranoje me dinjitet....Rruge te mbare ne rrugen qe ndertove vete!” të tjerë akoma kujtojnë që “Me Mijera Emigrante qe u kthyen dhe bene punen e tyre ...Ne momentin e votimit u kujtuan qe paguanin shume euro ambasadave Shqipetare per nje certificate ...apo...Ju lumshin duart o Emigrante!!!”.

Atyre që shkruajnë “Me shume se humbje eshte nje zhgenjim i madh.Ky rezultat tregon se puna dhe mundi i bere nga Partia Demokratike dhe kryeministri z.Sali Berisha nuk jane vleresuar ashtu sic duhet.Shqiptaret treguan se nuk jane ne gjendje te bejne ndryshimin e vertet.Gjithsesi koha do tregoje gjithcka .Forca PD sot duhet te jemi me te forte se kurre me ne krye liderin e perhershem te Shqiperise z.Berisha”. ka ndonjë që i përgjigjet: “erdhi dita qe shqiptaret te reagonin ndaj pushtetit “”diktatorial “” te saliut... me ne fund vendi do pastrohet nga fundurinat e shekullit”.