Blatter e Platini dënojnë dhunën në Beograd e përdorimin e sportit për qëllime politike - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
“Futbolli nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoret për mesazhe politike. Unë e dënoj ashpër atë çka ndodhi mbrëmë në Beograd”. Kështu është shprehur kreu i FIFA-s, Joseph Blatter, përmes faqes së tij zyrtare Twitter duke dënuar ashpër dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.
"Në Beograd u panë skena të pafalshme”, ka komentuar edhe numri 1 i UEFA-s, Michel Platini.
“Presidenti Platini është shumë i trishtuar – është shprehur në Twitter zëdhënësi i UEFA-s, Pedro Pinto, – Futbolli duhet të bashkojë popujt e jo të përdoret për qëllime politik”.
Të flasësh tani për të dënuar dhunën e mesazhet politike, për të thënë që futbolli duhet të bashkojë popujt, është e paevitueshme e banale, askush në pozitën e Blatter-it apo të Platinisë nuk do të ishte shprehur ndryshe. Nuk do të kish qenë në mirë që FIFA e EUFA të kishin shmangur vënien në të njëjtin grup eliminator Serbinë e Shqipërinë, gjë që u bë për shembull për Spanjën e Gjibraltarin apo Rusinë dhe Ukrainën.