Dashuri shpëtomë. Puthja e refugjatëve, sërish bashkë pas mbytjes së barkës - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Barka e tyre mbytet, gjejnë sërish njëri tjetrin në anijen e shpëtuesve. Puthjen e tyre fikson fotografi Francesco Malavolta

Romë, 13 tetor 2015 – “Dashuria ime shpëtomë. Ai mendonte se ajo kishte vdekur në terrin e natës. Ajo mendonte se ai ishte zhdukur mes dallgëve të ftohta. Të dy shpresonin të takoheshin në qiell. Por fati u dhuroi të tjera puthje. Vdekja duhet të presë”.

Është historia e treguar sot nga fotografi Francesco Malavolta, që poston në Facebook fotografinë e një puthjeje në një anije norvegjeze të Frontex-it në angazhuar në Egje. Dy protagonistët, refugjatë që përpiqeshin të mbërrinin në Greqi, ishin në të njëjtën barkë që u mbyt natën para ishullit të Lesbos dhe gjetën sërish njëri tjetrin në anijen që i shpëtoi.

Dashuri shpëtomë. Puthja e refugjatëve, sërish bashkë pas mbytjes së barkës