Dorë për dorë për 700 vjet. Zbulohen të dashuruarit e Leicestershire - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Një çift skeletesh, dorë për dorë. Zbulimi i jashtëzakonshëm është bërë në Kapelën e Shën Morrell në Leicestershire  të Britanisë së Madhe e çifti është quajtur menjëherë “të dashuruarit e Leicestershire”.
Vendi ku janë zbuluar dy skeletet ka qenë vend pelegrinazhi në shekullin XIV. Ata duhet të jenë varrosur aty sepse mund të kenë qenë të huaj, kriminelë apo të sëmurë e do t’u jetë refuzuar varrimi në kishën kryesore. Mendohet se kanë qenë pak a shumë të të njëjtës moshë, por sipas arkeologëve nevojiten analiza të posaçme për të mësuar sa vjeç kanë qenë në çastin e vdekjes.