Elhaida Dani triumfon në Festivalin e 53-të të Këngës në RTSh - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Me Diell, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2015

Festivali i 53-të i këngës në RTSh është fituar nga “The Voice of Italy 2013”, Elhaida Dani, me këngën Diell, kompozim dhe orkestrim i Aldo Shllakut, me tekst të Sokol Marsit & Viola Trebickës. 

Me fitoren e festivalit të Këngës, Elhaida Dani fiton të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurosong 2015 që do të mbahet në Austri.