Eurovizion. Rona Nishliu shkon në finale - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Rona Nishliu është ndër dhjetë më të mirat e natës së parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, duke fituar kështu të drejtën e pjesëmarrjes në natën finale të 26 majit, kur do të këndojë e treta.

Finalistët e tjerë të kësaj nate janë grupet e këngëtarët nga Romania, Moldova, Islanda, Hungaria, Danimarka, Qipro, Greqia, Rusia dhe Irlanda.

Rona ka interpretuar në një çast veçanërisht të ngarkuar emocionalisht, kur e gjithë Shqipëria ishte në zi. "Sonte ua kushtoj këngën të gjithë të shkretëve që humbën jetën e tyre", ka deklaruar Nishliu, duke iu referuar 13 personave që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Himarë.

Kur ajo u pyet se çfarë mesazhi dëshironte t’u përcillte fansave të saj u aspre: "Unë jam shumë e lumtur që Eurovizioni është një platformë që të lejon të paraqesësh atë në të cilën ke besim dhe ku je maksimumin”.

"Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë!” është shprehur Rona Nishliu kur ka mësuar se ka kapërcyer me sukses fazën eliminatore.

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development