Festat jashtë shtetit? Në Pragë hotelet më të shtrenjta - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Sipas faqes internet trivago.com, me ardhjen e festave rriten edhe çmimet e hoteleve në të katër anët e Europë. Por më shumë se kudo në Pragë

Romë, 23 dhjetor 2011 - Kalimi i natës së vitit të ri këtë vit në Pragë do të kushtojë mesatarisht 361 euro për një dhomë dyshe, kundrejt 98 euro për një natë të zakonshme në dhjetor, gjë që e vendos kryeqytetin çek në shkallën më të lartë të inflacionit të Vitit të Ri, në +268%, mësohet nga faqja e internetit trivago.com.

Kështu, Praga bëhet qyteti më i shtrenjtë në një barometër që vë përpallë njëri tjetrit çmimet e hoteleve në 35 metropole të Evropës, bën të ditur krahasuesi i çmimeve të hoteleve trivago.com

Në Paris, udhëtarët do të paguajnë këtë vit mesatarisht 239 euro për qëndrimin në hotel mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, ose 49% më tepër se çmimi mesatar prej 160 euro në një natë tjetër dhjetori.

Në Venecia, Edimburg dhe Amsterdam, çmimet dyfishohen duke e kaluar shifrën 250 euro, ndërsa ato rriten mesatarisht në 200 euro në Barcelonë kundrejt 103 euro në një datë tjetër në dhjetor.

Megjithatë ndodh edhe të paguash më pak në natën e Vitit të Ri se sa në kohë normale: në Bruksel, çmimi i natës në hotel ulet me 2%. Ai ulet në 9% në Athinë dhe 13% në  Stokholm në krahasim me tarifën mesatare të praktikuar në këto qytete në një datë tjetër të muajit dhjetor.

Për të kaluar natën e Vitit të Ri në hotele me kosto më të ulët duhet të shkoni në Athinë, Lisbonë, Sevilja ose Valencia, ku çmimet mesatare nuk do ta kalojnë kuotën e 100 eurove. (ATSh)