“Fotografia e vitit” - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Për kryeministrin e Shqipërisë është "fotografia e vitit". Me këtë shënim shoqëron ai fotogranfinë e mëposhtme në profilin e tij Facebook.
Fikson një çast të meshës që Papa mbajti në sheshin Nënë Tereza e përmbledh më së miri një nga arsyet për të cilat Papa Françesku zgjodhi të niste udhëtimet në Evropë nga Shqipëria. Gjë që ka nënvizuar gjithmonë, edhe mbrëmë në avionin që e kthente në Romë: "Shqiptarët janë më shumë se tolerantë, e kjo shihet në bashkëjetesën dhe bashkëpunimin mes tre besimeve fetare, që është një marrëdhënie mes vëllezërish"