Fotografia zyrtare për 90-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeta - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Sot mbretëresha mbush 90 vjeç, mbi 64 prej të cilëve i ka kaluar mbi fronin mbretëror

Mbretëresha e buzëqeshur, e rrethuar nga tre trashëgimtarët e fronit, princi Karl, Ëilliam dhe Xhorxh. Është fotografia e re zyrtare e familjes mbretërore që do të përdoret për pullat postare që do të celebrojnë 90-vjetorin e mbretëresës.

Për të parën herë do të ketë një pullë me fytyrën e tij simpatike e të qeshure dhe princi i vogël, që për fotografinë është vënë në “piedestal” për të arritur në lartësinë e familjarëve. Fëmija nuk ka mbushur akoma 3 vjeç, por duke qenë i treti në linjën e trashëgimisë së fronit të Britanisë së Madhe, pas gjyshit (do të hipë ndonjëherë në fron Karli???), e babait Ëilliam, i takon të vihet në pozë krah tyre dhe Mbretëreshës. Fotografia është e verës së shkuar dhe është bërë nga fotografi i zgjedhur nga Postat e Mbretërisë, Ranald Mackechnie.

Mbretëresha Elizabeta u lind më 21 prill 1926 dhe qëndron në fronin e Mbretërisë Britanike prej më shumë se 64 vitesh, ku ka kaluar 12 kryeministra të ndryshëm.