Hackera shqiptarë sulmojnë faqen e muzeut grek me 'Xhamadanin vija-vija" - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Hacker-a shqiptarë kanë sulmuar ueb-site-in e Muzeut të Fosileve në Greqi. Me të klikuar në sfond të shfaqet një bluzë kuqezi dhe dëgjohet kënga “Xhamadani vija-vija. Në faqe janë edhe disa rreshta tekst që përfundojnë me “Greqia, dështakja e madhe”

Faqja zyrtare internet www.kerasiamuseum.gr  e Muzeut të Fosileve në Greqi është sulmuar gjatë ditës së enjte nga hackera  shqiptarë të siglës “b4cKd00r”. Sapo faqja internet hapet, nis kënga Xhamadani vija-vija dhe në tekstin që shfaqet hackerat kanë zgjedhur mes të tjerash të shkruajnë: “Jemi një komb, kemi një gjak, ne jemi bijt e Shqipes!”

Më pas teksti vijon në një anglishte të çalë: “Misioni im është të sulmoj! Faqet internet të Greqisë. Nuk do të ndalem kurrë derisa ju të digjni flamurin grek dhe të puthni flamurin shqiptar. Unë jam nga Shqipëria e Madhe. A jeni të frikësuar?!”.

Duke iu referuar këngës që vazhdon në sfond hacker-at nuk harrojnë të pyesin: “Ju pëlqen kënga? Mund ta dëgjoni sa herë të dëshironi”.

Për ta mbyllur mesazhin e tyre me: “Greqia. Humbësja e madhe!”.