Humbja nuk e prish festën e shqiptarëve në stadiumin kuqezi të Genovas - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Ka përfunduar me rezultatin 1-0, miqësorja Itali-Shqipëri, e luajtur në Genova në një stadium ku, më shumë se të kaltrit dukej sikur luanin në shtëpi kuqezinjtë. Nga 26 mijë sportdashësit që kanë ndjekur ndeshjen, as 10 mijë nuk ishin mbështetësit e Italisë.
Edhe pse rezultati flet në favor të italianëve, falë golit rreth 10 minuta nga fundi i Okaka-s, kuqezinjtë kanë lozur shumë mirë e kanë rrezikuar disa herë portën kundërshtare, veçanërisht me gjuajtje të Çikalleshit. Ka spikatur, gjithashtu, portieri Berisha që jo pak herë i bëri ballë mësymjes së sulmuesve italianë.
Atmosfera në stadiumin e Genovas, sonte thuajse i gjithi kuqezi  ka qenë e ngrohtë nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Me tifozë shqiptarë që kanë kënduar veç himnit të tyre edhe atë italian. E që kanë brohoritur për kuqezinjtë deri në fund, edhe pas golit të Okakas që çoi në avantazh Italinë.