Kledi Kadiu bëhet baba - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Pas shumë suksesesh karriere që kanë ndjekur njëri tjetrin, Kledi Kadiu ndan personalisht me dashamirësit e tij, që e ndjekin në rrjetet sociale, një lajm të mrekullueshëm, këtë radhë nga jeta e tij private. Së shpejti do të bëhet baba. E fejuara e tij Charlotte Lazzari është shtatzënë e çifti pret që në janar të bëhet me vajzë.
“E bukura ime, Charlotte, më ka bërë dhuratën më të bukur në botë. Jam shumë i lumtur” shpreh lumturinë e tij në Instagram Kledi, që bëhet baba për të parën herë.
Kledi Kadiu e Charlotte Lazzari, balerinë me origjinë franceze, këto ditë po pushojnë në Sardenjë prej nga dhanë edhe lajmin e bukur.